• |
ide | kryesore

Vjedhje nën kërcënimin e armës, arrestohet 46-vjeçari në Fier

Lajme, Të fundit
Dy vajza nga Fushë-Kruja grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Zogun e Zi



Një 46-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet për një vjedhje të ndodhur nën kërcënimin e armës në vitin 2012.

Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Portëz ku i arrestuari vodhi nën kërcënimin e një arme zjarri, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, një shumë parash në një subjekt për shitje të gazit.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier ka caktuar ndaj 46-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, pasi akuzohet se në vitin 2012, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, nën kërcënimin e një arme zjarri, vodhi rreth 60 000 lekë, në një subjekt për shitje të gazit, në fshatin Portëz. Hetimet vijojnë për identifikimin dhe kapjen e shtetasit tjetër të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *