• |
ide | kryesore

Trump mbërrin në gjykatë/ Pritet arrestimi, por nuk do shkojë në burg

Arkiva, Lajme, Të fundit
Trump



Ish-presidenti Donald Trump ka mbërritur pak çaste më parë në gjykatën e Washington DC ku do të shprehet fajtor ose jo mbi akuzat e ngritura ndaj tij. Ai tashmë akuzohet për përpjekje për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, që pasuan me protestën e dhunshme të përkrahësve të tij ndaj Kapitolit në 6 janar të vitit 2021.

Trump udhëtoi nga qyteti Bedminster, në Nju Xhersi, drejt Uashingtonit, për t’u paraqitur në gjykatë. Trump do të vihet nën arrest dhe pritet t’i nënshtrohet procedurave ligjore, si marrja e shenjave të gishtërinjve. Pritet që zoti Tump të deklarojë se është i pafajshëm për akuzat se kishte bërë komplot për të shkelur të drejtën e amerikanëve për të votuar, komplot kundër qeverisë, pengim të një procesi zyrtar dhe komplot për të penguar një procedurë zyrtare. Ai pritet të lihet i lirë në pritje të gjyqit.

Në aktpadinë prej 45 faqesh, të bërë publike të martën, prokurorët e udhëhequr nën drejtimin e prokurorit të posaçëm Jack Smith, e akuzojnë ish-presidentin se donte të sabotonte demokracinë, duke dashur të përmbysë rezultatin e zgjedhjeve. Çështjen ndaj ish-presidentit do ta gjykojë gjykatësja federale, Tanya Chutkan, që njihet si një nga ndëshkueset më të ashpra të personave që sulmuan Kapitolin. Megjithatë seancën e sotme për paraqitjen e akuzave e drejton, një gjykatëse tjetër, Moxila Upadhyaya.

MASAT E SIGURISË

Në zonën përreth gjykatës ku pritet të zhvillohet seanca në ngarkim të ish presidentit janë marrë masa të rrepta sigurie. Shërbimet sekrete dhe agjenci të tjera ligjzbatuese po mbikqyrin nga afër situatën. Gjykata ndodhet shumë pranë Kapitolit, që u bë skenë e trazirave të 6 janarit. Megjithatë autoritetet thonë se deri tani nuk ka kërcënime të besueshme për organizim të protestave.

SI PRITET TË NDIKOJË ÇËSHTJA NË NGARKIM TË TIJ NË FUSHATËN E ZOTIT TRUMP?

Nga pikëpamja praktike, nuk pritet të ndikojë. Në bazë të Kushtetutës edhe nëse dënohet, zoti Trump nuk është i detyruar të ndërpresë fushatën elektorale dhe nëse fiton mund të shërbejë si president. Ndikimi politik është më pak i qartë. Zoti Trump ka treguar aftësinë për të kapërcyer skandale që mund të fundosnin shumë politikanë, dhe dy akptadi të tjera penale në ngarkim të tij nuk kanë ndikuar në fushatën e tij zgjedhore. Ai kryeson listën e kandidatëve republikanë që synojnë të fitojnë emërimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

KUR PRITET TË NISË GJYQI?

Kjo mbetet e paqartë, por me gjasë do të zhvillohet pas shumë muajsh. Një gjykatës do të caktojë një datë fillestare për gjyqin, por përgjithësisht kjo datë shtyhet pasi të dyja palët përlasen mbi argumentet ligjore dhe shqyrtimin e provave. Po ashtu, zoti Trump mund të apelojë vendimet e gjykatësit, përpara gjyqit, gjë që do ta ngadalësonte më tej çështjen.

SFIDAT LIGJORE NDAJ ZOTIT TRUMP

Kjo është aktpadia e tretë penale ndaj zotit Trump në më pak se 6 muaj. Ai u akuzua në muajin qershor nga ekipi i prokurorit të posaçëm Jack Smith për marrje dhe mbajtje të paligjshme të dokumentave të klasifikuara në pronën e tij Mar-a-Lago, në Palm Beach, të Floridas, si dhe për fshehjen e tyre nga hetuesit. Në mars, ai u akuzua në Nju Jork për falsifikim të të dhënave të sipërmarrjes, në lidhje me një pagesë për të siguruar heshtjen e një aktoreje të filmave pornografikë. Gjithashtu, prokurorët në Qarkun Fulton, të Xhorxhias, po përgatisin njoftimin për akuza në javët në vazhdim në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 në këtë shtet. /VOA



6 Comments

  1. Do ti rruajne “Paulinin”. Keto po tregojne se jane prokurore kamikaze te pushtetit. Do i rrujne “Paulinin” per faktin e vetem se nuk futet njeri ne burg pse ka folur, edhe sikur te kete genjyer, qe ne fakt cfare ka thene Trump jane te verteta. E mbron amendamenti i pare i kushtetutes amerikane, free speech. Mos flasim per qindra punonjes federale FBI e policie lokale te infiltruar si Trumpiste qe benin thirrje per te hyre ne Capitol dhe thyen gardhin, shembulli i agjentit te FBI Ray Epps qe kaloi barrierat e kapitol dhe policia nuk guxoi ta arrestonte kurre megjithese i kapur ne kamera diten per diell.

  2. Mos të harrojmë se te dy, Jack Smith e Tanya Chutkan, janë të lidhur ngushtë me grupin tradhtar Obama-Biden. Nuk pritet hajër prej këtyre të dy sorrosianeve.

  3. Deklarata e Trump sot paradite: “Kam nevoje edhe per nje akuze tjeter me te rende qe te siguroj 2024”.
    Imagjinoni pak cili eshte prokurori special qe vazhdon e ngre akuza kunder Trump, quhet Jack Smith, ish prokuror i Usa ne Gjykaten e Hages. Pasi deshtoi me akuza ne Hage, per faktin se ka ngritur vetem akuza qe te gjitha kane rene, e cuan prape ne Usa si prokuror. Shikoni pak cfare ndodh. Sa here qe familja Biden akuzohet dhe provohet qe jane te korruptuar ky xhaxhi me mjekerr ngre nga nje akuze te re kunder Trump. Keto dy muaj qe kaluan vetem kete kalendar kane pasur….
    Sdq, jo paulin, jo trapin, por kokrren e noc rrokut kane per ti bo
    Vari lesht o njerez, si film qe po luhet duket shume i bukur

    Me shume qaj hallin e liderrit tone boteror, sepse para se te zgjidhej Trump, ky si palle qeshte deklaroi: “Zgjedhja e Trump si President do te ishte nje Turp per ameriken….”….. Po i vjen verdalle dhe prisni se nuk keni pare gje akoma……

  4. Qe kur ne pushtet erdhi ai cita, shkoi per lesh Amerika!

    Tani U.S “drejtohet” nga nje zombie! Kaja nonen ku ka arrit muhabeti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *