• |
ide | kryesore

Vidhnin energji elektrike/ Zbulohen dy bizneset në Qesarakë

Lajme, Të fundit



Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ka zbuluar tre objekte në Tiranë që abuzonin me energjinë elektrike dhe furnizoheshin me linjë të paligjshme.

OSSH bën me dije se rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.

Njoftimi i OSSH-së:

Strukturat e drejtorisë rajonale OSSH Tiranë vijojnë kontrollet tek linjat ku dyshohet se ka humbje në rrjet për shkak të veprimeve të paligjshme.

Konkretisht, në 24 orët e fundit janë “goditur” 3 raste subjektesh që abuzonin me energjinë elektrike, duke u furnizuar me linjë të dytë jashtë matjes.

Dy objekte në zonën e Qesarakës ushtronin aktivitet privat, kurse një abonent, pronar i një vile 3 katëshe, duke qenë debitor ka ndërruar matësin, me shpresën se do “fshinte” detyrimet, por është zbuluar nga grupi operativ i Unazës së Re. Pronari dhe elektricisti privat janë denoncuar në polici, sikurse dhe dy objektet private në Qesarakë.

Rastet u ndoqën në prezencë të uniformave blu, duke ia kaluar më tej për veprime ligjore organeve kompetente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *