• |
ide | kryesore

Vrau në 97-ën/ Shqiptari arrestohet në Torino pas 24 vjetësh

Arkiva, Lajme, Të fundit
torino



Gent Sherifi është një emër që nuk ekzistonte deri pak kohë më parë në listën e të kërkuarve të policisë shqiptare që po hetonte një ngjarje të vjetër, vrasjen e një njeriu dhe plagosjen e një tjetri me armë gjatë trazirave të vitit 1997 në qarkun e Tiranës. Vetëm kohët e fundit hetimet nga shërbimi i bashkëpunimit ndërkombëtar të policisë kriminale kanë bërë që hetuesit të “kthejnë sytë” nga Torino, duke dyshuar se njeriu i kërkuar mund të ishte në qytet.

Dhe ishte pikërisht kështu. Genti, 47 vjeç, i dënuar me 13 vjet, 5 muaj e 3 ditë burg për atë vrasje, më 26 korrik 2014 nga gjykata e Tiranës, ishte fshehur për mbi 20 vite në lagjen Barriera të Milanos, e cila nuk ka ishte banesa e tij e përhershme.

Ai kishte ndërruar emrin dhe identitetin e tij edhe para se të largohej nga Shqipëria, menjëherë pas vrasjes, kishte fshirë pothuajse gjithçka nga jeta e tij e vjetër. Ndërsa në Torino ai kishte ndërtuar një paraqitje të respektueshme: ishte shpërngulur, kishte fëmijë që ndjekin shkollën, hapi një kompani rinovimi ndërtesash dhe qëndroi larg telasheve për gati 30 vjet.

Policia shqiptare kërkoi ndihmën e komisariatit në Torino. Hetimet në territorin italian iu besuan Skuadrës të Lëvizshme e cila bëri kontrolle për indikacionet e raportuara nga kolegët e Tiranës.

Ata identifikuan një shtëpi në lagjen Barriera të Milanos. Emri në zilen e derës nuk përputhej me atë të të arratisurit që kërkonin autoritetet shqiptare, por vëzhgimet vijuan. Njeriu që dilte çdo mëngjes për të shkuar në punë, që shoqëronte fëmijët në shkollë dhe kthehej në shtëpi në mbrëmje, ishte i njëjti që shfaqej në foton e të arratisurit të kërkuar në Shqipëri dhe në mbarë Evropën.

E arrestuan kur Genti u kthye në shtëpi edhe pse ishte i bindur se e kaluara e tij ishte pas. Për gati 30 vjet ndryshimi i identitetit e mbrojti dhe ishte i bindur se mund të vazhdonte të jetonte përgjithmonë në hije, larg hetuesve që e ndiqnin. Hetimet janë duke u zhvilluar për të rindërtuar lëvizjet e tij në të gjithë vendin dhe për të sqaruar nëse dikush mund ta ketë ndihmuar atë në këtë të arratisje prej dekadash.

Tani e pret ekstradimi i tij. Kjo është urdhëruar nga autoriteti gjyqësor italian dhe do të zbatohet sa më shpejt të jetë e mundur. Genti do të vuajë në Shqipëri dënimin me të cilin u dënua gati 10 vjet më parë për atë vrasje të vjetër që kreu në atdheun e tij. /Marrë nga La Repubblica, LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *