• |
ide | kryesore

Siguria rrugore/ Italia do t’u paguajë taksinë të dehurve që dalin nga klubet e natës

Lajme, Të fundit



Një projekt eksperimental që lidhet me sigurinë rrugore do të nis zbatimin në Itali, dhe parashikon që Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit t’i paguajë taksinë personave të dehur që dalin nga diskot dhe klubet e natës, raportojnë mediat italiane.

Ministri Matteo Salvini nënshkroi një memorandum me shoqatat përfaqësuese të argëtimit gjatë natës duke pranuar që të financojnë për sigurinë e jetës së qytetarëve.

Ky është një eksperiment, i cili fillimisht do të nisë me 6 klube nate, të shpërndara në disa rajone të vendit dhe do të vijojë për periudhën nga gushti deri në mes të shtatorit. Në fund të eksperimentit, atëherë do të jetë e mundur të vlerësohet efektiviteti i projektit dhe ndoshta të studiohet fizibiliteti i tij kur të jetë plotësisht funksional.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *