• |
ide | kryesore

Ish-presidenti rus paralajmëron sulme hakmarrëse në portet e Ukrainës

Lajme, Të fundit



Ish-presidenti rus Dmitry Medvedev, ka deklaruar se Moska do të nisë më shumë sulme kundër porteve ukrainase në përgjigje të sulmeve të tyre ndaj anijeve ruse në Detin e Zi në 24 orët e fundit.

Medvedev, i cili është nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, po i referohej sulmeve ukrainase me dron detar në një anije luftarake ruse në portin e Novorossiysk dhe kundër një cisternë afër Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në 2014. Putin kryesoi një takim të Këshillit të Sigurimit të premten, ku z. Medvedev mori pjesë pas sulmit në Novorossiysk.

“Nëse llumrat e Kievit duan të krijojnë një katastrofë ekologjike në Detin e Zi, ata duhet të marrin mbrapsht një të tillë në pjesën e territorit të tyre që së shpejti do t’i bjerë Polonisë dhe që do të kundërmojë për shekuj pas kësaj.”- tha Medvedev në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Rusia javët e fundit ka vënë në shënjestër portin e Odesës në Detin e Zi, ku është selia e marinës ukrainase dhe Izmail, porti kryesor në brendësi i Ukrainës përtej lumit Danub nga Rumania, duke dëmtuar infrastrukturën portuale dhe objektet e grurit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *