• |
ide | kryesore

FOTOT/ Shikoni si po shkatërrohet lulishtja në qendër të Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Ka nisur puna për ndërtimin e kullës 58-katëshe brenda rrethimit të lulishtes në qendër të Tiranës. Nga fotot që ka shpërndarë LSA duket se brenda rrethimit ka nisur puna me skrep për gërmimet, ndërsa një pjesë e lulishtes tashmë është shkatërruar, siç tregojnë pamjet më poshtë.

Sipërfaqja e ndërtimit do të jetë rreth 70 mijë metër katrorë në qendër të kryeqytetit dhe kulla është pagëzuar “Mount of Tirana” ndryshe “Mali i Tiranës”. Kulla do të jetë 58 kate, me një lartësi prej 205 metrash dhe do të ndërtohet nga Nova Construction.


Kjo është kulla më e lartë e miratuar ndonjëherë në Shqipëri, ndërsa fillimi i ndërtimeve sapo ka nisur.

Projekti i “Mount of Tirana” fitoi garën pas vendimit të një jurie pjesë e së cilës ishte kryeministri Edi Rama. Pas shpalljes së fituesit, kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj tha se kullat duhen për turistët e shumtë që vijnë në Tiranë.

 “Ne duam të kemi turistë, por nuk duam të kemi kulla? Në cilat hotele do të rrinë? Do t’i mbajmë si partizanët në shtëpi? Prandaj, është shumë e rëndësishme t’i bazojmë gjërat në fakte. Themi se kjo kompani është kompani mafioze, lavatriçe parash, por sot rrethohemi nga kulla e Hotel Intercontinental, nga kulla e Hotel Mariott, nga kulla e Hotel Melia. Pra, të gjitha kanë një adresë dhe një logo. Ndaj, unë besoj se na duhet një pakt kombëtar që të paktën të mos fyejmë, të mos shajmë, të mos e njollosim vendin tonë”, tha Veliaj, që këto ditë ka heshtur përballë protestave qytetare, kundër shkatërrimit të lulishtes në Rrugën e Barrikadave.



7 Comments

  1. Të gjithë e kemi të qartë përse Edi Rama ja jep këtë ndihmë Shkëlzen Sali Berishës. Ja jep se i duhet të qëndrojë në lojë si klan politik shkatërrues për opozitën. Ose më thjeshtë blen me lekë një mall që helmon opozitën.

    Natyrisht që ka faj, por jo më shumë se faj se këta që shesin opozitarizmin për bythën e familjes së tyre dhe milionat që fitojnë nga firma e Edi Ramës.O lapsi thuaja troc kush qendron pas ketij shkatarrimi te lulishtes,sy peshkaqeni shkelzen salih karaxhic berisha

  2. Lapsi ne e shohim po ju a e shifni se keni gjith diten me zor keni publikuar nje gjysem artikulli! Rrezik mos te kishte dal Berisha para gjysem ore as kete gjysem artikulli sdo e shkruanit

  3. Kush ta shohi, mileti pederast patronazhist, mileti non grata, mileti gri,… apo shoqata penisioisteve te enverit apo peniSionistet e persekutuarve, ,…..kush menderit apo shoqata mediatike oliKarge, apo gomonistet e la manshit apo elvana me noisin shtoji dhe stresin,…ky vend ka pjerdh me koh e vaktduke shtuar dhe vet opinionistet me ne krye Opinionistin e birsuar lushnjar ne toptanad qe cdo minut kap oren ta ekspozoje shikuesit,shkurt hesapi shoqeri e falimentuar

  4. Ore shqiptar që nuk u bëtë kurrë njerëz , mos u merrni me Saliun që ju nxorri nga mbeturinat e llumit të bastardëve komunist , por nxirrni një Avni për t’ja numëruar drogmenit , psikopat me kartelë , i cili ka sot e 10 vjet ju ka tredhur trutë dhe nuk dini gjë tjetër , por si derra jeni futur sufllaqeve me mish qen rrugësh , për të fryrë barqet dhe kokat e mëdha ti bëni akoma më të mëdha duke ngrënë dhe kokat e njeri tjetrit. Ndërsa kryemuti që e ka shëndruar këtë vend në një xhungël krimi , drogë e kafshësh , vetë si luani , ha cilin do , pi drog dhe çfar do e sa do dhe vjedh , xhvat e shkatërron ku do e çfar do .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *