• |
ide | kryesore

I mori jetën me grushte 55-vjeçarit, autori është djali i anëtares së KLP-së

Arkiva, Lajme, Të fundit
KLP



Është publikuar foto e Rei Metës, i riu që goditi për vdekje me grushte 55-vjeçarin Armando Meshau, mesditën e kësaj të hëne pas një konflikti në një qendër interneti në Vlorë. Mësohet se 33-vjeçari është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, (KLP) Nurihan Meta (Seiti). I riu u arrestua pas disa orësh nga policia. Shkak për ngjarjen e rëndë thuhet se janë bërë përplasjet e vazhdueshme për blerjen e një apartamenti.

Armando Meshau ndodhej në një pikë interneti duke printuar disa dokumente dhe aty brenda ka nisur të debatojë me tone të larta me autorin. Debati nisi për çështjen e një banese dhe shumë shpejt fjalët degraduan në dhunë fizike. Dëshmitarët thanë për mediat se autori e qëlloi dy herë me grusht në fytyrë. Nga goditja e fortë 55-vjeçari ka rënë në dysheme pa ndjenja dhe pa mundur të mbijetojë. 

Për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dinamikës së ngjarjes, Policia e Vlorës ka shoqëruar disa persona, pjesa më e madhe në cilësinë e dëshmitarëve. Emri i Nurian Metës qarkulloi gjerësish në media vitin e kaluar, pasi në KLP ajo votoi kundër Altin Dumanit për postin e kreut të SPAK. Vota e saj shkoi për kandidatin tjetër në garën për kreun e SPAK, Edvin Kondilin. /LAPSI.al



11 Comments

  1. Ne cdo cep, ne cdo skaj, ne cdo qelize, ku ka rilindje ka korrupsion, ka krim, ka dhune.
    Paraja e pafund qe kane perfituar me ane te pushtetit i ka bere te papermbajtshem.

  2. Akoma nuk e kane shkarkuar karakurven???
    Paska dashur apartament nga pidhi mamit djalka. Bej pip pip tani mor robqir

  3. Kot s’thoshin dikur që janë fare e keqe të kuqtë që është tepër aktuale dhe tani.Kriminela në gen!!!

  4. Kjo Nuriani ka marrë në qafë jetë njerëzish në diktaturë. Zoti i jep hakun secilit.. por kam frike se ky doganieri do ja hedhe paq. Maksimumi nja 2 vite

  5. Shi shi, punoka ne Dogane ky boti! Thank you mami!

    Aq e kane keta mavite, max 2-3 vite burg bejne. Pastaj dalin dhe perseri ne ndonje dogane perfundojne.

  6. Ore kujtoni ju se 97 ishte një aksident nga piramidat?Jo.Ai ishte fillimi famëkeq për riardhjen në pushtet të ish komunistëve.Dhe tani shikohet rezultati përfundimtar.Kthimi përfundimisht në monizëm dhe kjo për popull që bën zgjidhje krejtësisht pragmatike pa menduar pasojat.Te hamë sot paçka që nesër bëhet qameti.Nje popull që asnjëherë nuk reflektoi kundrejt ish klikës diktatoriale por vazhdon e i mban në pushtet.Dhe nuk gjen një djalë të këtyre qeveritarëve të dallohet për cilësi pozitive. Të gjithë dhunues e vrasës.Dhe po ti listosh bëhet lista aq e gjatë sa nuk ke kohë e vend për t’a shkruar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *