• |
ide | kryesore

Procedohen penalisht dy administratorët në Durrës dhe Sarandë

Lajme, Të fundit



Dy persona janë proceduar penalisht për zënien e hapësirës publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse në Durrës dhe Sarandë.

Uniformat blu bëjnë me dije se dy të proceduarit janë shtetasit me iniciale M. M., 31 vjeç, banues në Durrës dhe J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë. Sakaq janë sekuestruar 106 shezlongë dhe 123 çadra.

Policia e Shtetit

Vijon operacioni policor i koduar “Plazh i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave në plazhe, që janë zënë në kundërshtim me ligjin.

Kjo fazë e operacionit u shtri në plazhet e Durrësit dhe të Sarandës, dhe rezultoi me sekuestrimin e 106 shezlongëve dhe 123 çadrave që ishin vënë pa autorizim.

Procedohen penalisht 2 administratorët që nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet.

Në plazhin “Apollonia”, në Durrës, u sekuestruan 106 shezlongë dhe 53 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. M., 31 vjeç, banues në Durrës.

Në plazhin e Çentralit, në Sarandë, u sekuestruan 70 çadra që ishin vënë pa autorizim. Për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 24 vjeç , banues në Sarandë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *