• |
ide | kryesore

Çështja ‘Beleri’/ Ministri i Jashtëm grek: Nëse shkarkohet, marrëdhëniet do të përkeqësohen

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Greqisë, Georgos Gerapetritis, në një intervistë për kanalin shtetëror ERT është ndalur gjatë në të gjitha çështjet aktuale të diplomacisë greke, duke i dhënë një rëndësi të veçantë çështjes Beleri, raporton CNNgreece.

Ministri i Jashtëm grek ka konsideruar qëndrimin e palës shqiptare si “një autogol” duke përdorur shprehjen tradicionale greke “mesa duket Shqipëria po qëllon këmbët e veta”.

Gerapetritis e bëri të qartë se nuk ka mundësi që anëtarësimi i Shqipërisë në BE të vazhdojë kur ka një shkelje të tillë të shtetit të së drejtës dhe prezumimit të pafajësisë së Fredi Belerit për të arritur në përfundimin se tensioni i krijuar nuk është aspak i dobishëm për vendin fqinj.



9 Comments

    1. un aktualisht ndodhem ne burgun e Greqis,Jan mbi 65 Shqiptar qe kan vdekur ne burgjet greke dhe nuk ka mbajtur asnjeri pergjesi,pervec ksai Jan me mira te tjer qe Jan denuar me Denime ekstreme pa asnje lloi prove.Kur do vij koha te kerkoje dhe shteti Shqiptar te drejtat e veta siq I kerkojn greket per nje njeri qe esht fajtor ,por thjesht duan ta bejn te pafajshem sepse perfaqson interesate shtetit grek .A do ket noi her Burra shteti Shqipria qe mos tu perulen kurr presioneve dhe intrigave greke,por te kerkojn te drejten e tyre deri ne fund.

  1. Kam mendimin që Rama si antishqiptar që është hyri apostafat në kontrast për dy arësye. Të vjedhi pronat e Himariotëve dhe të krijojë këtë përplasje artificiale me Greqinë i sigurtë që ajo do kishte këtë reagim.Kjo për të mbajtur larg Shqipërinë nga Europa për të vazhduar misionin e tij e të qenurit diktator!!

  2. Shteti Shqiptar te ngreje padi kunder shtetit Grek prane organeve kompetente te drejtesise Nderkombetare per nderhyrje ne punet e brendshme, pengim te drejtesise, suportim te korrupsiont, tjetersim te zgjedhjeve ne shqiperi, si edhe pika te tjera qe nderlidhen aktualish me aktivitetin e perfaqesuesve te politikaneve aktuale ne Greqi ne kete ceshtje. Volles Programm.

  3. Per gabelet neo grek nuk e rruan trapin njeri.

    Nese gabelet neo grek duan te ” bllokojne” rrugen ne BE dhe BE eshte organizate aq e dobet sa te varet nga jevgjit e europes, atehere ashtu le te ndodhi.

    Po per nje gje me ben pershtypje qe Rama de facto lejon krijimin e nje ” minoriteti” grek ne Himare duke lene jevgun Mico te shkoje aty dhe tani fut Belerin ne burg.

    Jam dakord me komentin e ” tironsit”

  4. Kjo nuk eshte thjesht nderhyrje ne punet e brendshme te nje shteti sovran, por eshte nderhyrje ne çeshtjet kushtetuese dhe te ligjit (me e rende akoma). Po si nuk doli nje zyrtar shqiptar se burra dihet qe nuk ka, e ti thote ketyre: STOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *