• |
ide | kryesore

Eurodeputeti nga Holanda: Shpresoj që BE-ja t’i heq masat ndaj Kosovës në shtator

Lajme, Të fundit



Në tri ditët e fundit të gushtit Bashkimi Evropian, mban takime informale të ministrave të punëve të jashtme e atyre të mbrojtjes. Me këto aktivitete përfundon pushimi veror i institucioneve të BE-së.

Një eurodeputet nga Holanda, po pret që qysh në shtator unioni që ka 27 vende anëtare të lëviz drejt heqjes së masave ndëshkuese që i vendosi ndaj Kosovës, në qershor.

Thijs Reuten, konsideron se Brukseli veproi gabim ndaj Prishtinës zyrtare , kur vendosi masa ndëshkuese si pasojë e mos deeskalimit të situatës në veri.

Ndërkohë si pasojë e ujdisë së 10 korrikut BE-Kosovë, tashmë deeskalimi ka nisur në teren. Në dy turne 50% e policisë u tërhoq nga dhe rreth godinave komunale në tri komuna, njofton Klankosova.tv.

Bashkimi Evropian, ka ndërmarrë qasje izoluese e jo të balancuar, në atë se çka ndodhi në fund të majit. Duke harruar krejt çka ndodhi para dhe pas kësaj. Ne nuk pamë një reagim kaq të fortë kur tre polic u kidnapuan në territorin e Kosovës nga Serbia. Këta polic edhe pse janë liruar ende po ndiqen penalisht”, tha Reuten.

Ligjvënësi holandez në Parlamentin Evropian (PE) është njëri nga nënshkruesit e letrës së politikanëve evropianë e amerikanë dërguar në qendrat vendimmarrëse që kërkon veprime konkrete sidomos në dialogun Kosovë-Serbi.

Presim koordinim të qartë mes BE-së, SHBA-ve , Britanisë së Madhe dhe aleatët tjerë në komunitetit ndërkombëtar. Sepse ne duhet të vijmë te linja e qartë, kur vije puna që të flasim për përgjegjësinë e presidentit Vuçiq, në gjithë procesin. Dhe ta bëjmë të qartë se po kthehemi te dialogu i lehtësuar nga BE-ja, drejt normalizimit, sa më shpejt që është e mundur”, shtoi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *