• |
ide | kryesore

I rrezikohet jeta nga Aldo Bare/ Greqia refuzon ekstradimin e Laert Haxhiut

Arkiva, Lajme, Të fundit



Gjykata e Janinës rrëzon ekstradimin për Laert Haxhian. Ai do të qëndrojë në burg vetëm për akuzat, largim nga vendi i aksidentit dhe prishje të qetësisë publike.

Sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares. Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit të Lushnjës u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi.

Nga ana tjetër, Orges Bilbili, 33 vjeç, është i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e 2017-ës, bashkë me Anterio Kaloshin, ndërsa Ardian Ahmetaj, 49 vjeç, aktualisht ndodhet në burg në Greqi, i arrestuar në 2020-ën, i dënuar me 11 vjet burg nga Gjykata e Athinës, për armëmbajtje pa leje në rrethana rënduese.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *