• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Fredi Beleri intervistë nga burgu: “Rama u acarua se Himara e bojkotoi”

Arkiva, Kryesore, Lajme
Beleri interviste nga burgu



Nuk dihet nëse e thotë për politikë, por Fredi Beleri i zgjedhur në krye të Bashkisë së Himarës në 14 maj, beson se do të ulet një ditë në zyrën ku e votuan qytetarët e tij. “Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet“, pohoi ai në një intervistë me shkrim për Lapsi.al, nga spitali i burgut në Tiranë.

Natyrisht, në kushtet e paraburgimit është e pamundur që një gazetar të takohej me të intervistuarin, prandaj redaksia jonë ia dërgoi pyetjet përmes avokatit Bledi Dumani (faksimilet poshte).

Ato u hartuan pasi SPAK shpalli se e kishte shpënë dosjen e tij në gjykatë, i bindur për fajësinë e kryetarit të zgjedhur të Himarës, për blerje votash. “Rezulton se është e provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm që i pandehuri Dhionisios Alfred Beleri i ka ofruar shtetasit Arsen Rama shumat monetare prej 50 euro për çdo person që do të gjente Arseni, që do votonte për Belerin si kandidat për kryetar të Bashkisë Himarë”, thuhet në dokumentin e prokurorisë së posacme.

Natyrisht i burgosuri i mohon këto fakte, flet për prova të manipuluara nga prokuroria e Vlorës dhe e lidh arrestimin e tij me dështimin e mitingut të Partisë Socialiste në Himarë, kur Edi Rama shkoi aty para zgjedhjeve. Ai përgjigjet gjithashtu edhe për akuzat se ka përdorur zyrtarët grekë për të intimiduar votuesit emigrantë apo për natën kur i vunë prangat “në flagrancë”… 

Lapsi.al- Si e kujtoni momentin e arrestimit dhe a e prisnit atë?

Fredi Beleri- Nuk e prisja të arrestohesha. Unë isha në fushatë me miqtë e mi dhe ndryshe sa thuhet në media, nuk ka pasur flagrancë në kuptimin e ligjit. Unë isha në një restorant duke darkuar dhe sa dola, bashkë me avokatin dhe një kushuririn tim, që ka biznes në Himarë, na ndaloi policia. Policët që më ndaluan nuk kishin dijeni për arsyen e ndalimit tim. 

Lapsi.al- Në mitingun e PS në Himarë, Rama iu sulmoi egërsisht. A parandjetë ç’do vinte pas kësaj ?

F.B.- Rama më sulmoi egërsisht nga Himara pasi u acarua kur pa se nga votuesit himariotë nuk kishte pjesëmarrje në mitingun e organizuar nga Partia Socialiste. Mitingu u shty një orë deri sa erdhën autobusa nga Selenica dhe Vlora për të mbushur sheshin. Kryeministri nuk mundi të pranonte që për vjedhjet e pronave , ndërtimiet pa leje, abuzimin me tenderat dhe pronën publike, populli i Himares i kishte kthyer krahët. Kryeministri në atë miting tregoi disa nga komplekset e tij dhe tregoi gjithashtu që nuk e pranon demokracinë, mendimin ndryshe dhe as ka respekt për kundërshtarin. 

Lapsi.al- Në qarqet pranë qeverisë thuhej se ju përdornit influencën tuaj tek autoritetet greke për të intimiduar emigrantët shqiptarë se po të mos vinin të votonin do kishin probleme me dokumentacionin. Madje kryeministri në emisionin “Opinion” përmendi me emër persona që punonin për ju si Napolon Çakalli dhe Spiro Koka…

F.B.- Eshtë e vërtetë që kam bërë fushatë në qytetet kryesore të Greqisë, ku ka himariotë rezidentë. Kam bërë një fushatë pozitive me program dhe pa sharë apo shantazhuar njeri. Greqia është një shtet demokratik dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim të tillë ndaj askujt për asnjë arsye. Në Greqi ka bërë fushatë normale Partia Socialiste e Himarës, psh. z.Klosi , z.Damian Gjiknuri dhe funksionarë të Partisë Socialiste Himarë. Kanë bërë fushatë në situatë krejt normale.

Problem për ta ishte që në mitingun elektoral tonin u grumbulluan 1000 persona nga Himara, ndërsa në të tyrin kishin jo me shumë se 150 votues himariotë. Historia e presioneve për dokumenta greke janë shpifje të Ramës për të justifikuar veprimin e 12 Maj-it (dita kur u ekzekutua arrestimi i kandidatit të opozitës- shënimi i Lapsi.al).

Lapsi.al- A ka pasur lidhje pritja që i bëtë kryeministrit Micotaqis në Himarë me sulmet që erdhën më pas?

F.B.- Nuk besoj se ka pasur lidhje, por siç e thashë Rama nuk e kapërdin dot që për Micotaqis u grumbulluan aq shumë njerëz në Himarë ndërsa në mitingjet e tij vijnë vetëm patronazhistë, administratë dhe të grumbulluar me autobusa nga qytetet e tjera. 

Lapsi.al- Si e njihni Arsen Ramën, prej të cilit ndodheni në qeli, sepse ai iu denoncoi për blerje votash.

F.B.- E kam njohur si një peshkatar në Himarë, njeri me halle, që kishte pësuar një fatkeqesi familjare. Unë personalisht i jam gjendur pranë, por fatkeqësisht ai është një vegël e manipuluar në duart e pushtetit. 

Lapsi.al- Nga aq sa ka pretenduar policia, ju keni inkurajuar blerjen e votave…  Ju e keni nxitur me telefona mikun tuaj Pandeli Kokaveshin t’a takonte peshkatarin Rama, njeriun që donte të shiste votat…

F.B.- Nuk është absolutisht e vertetë. Nuk ka asnje provë për këtë dhe mesa di dhe kam marrë dijeni edhe me vonë, as për Pandeli Kokaveshin nuk ka provë se ka dhënë lekë.

Lapsi.al- Ju e mohoni ekzistencën e provave, por pas telefonatës suaj, Pandeli Kokaveshi u takua me Arsen Ramën dhe ky denoncoi 400 mijë lekët e mara për 13 vota. A nuk është kjo një provë e fortë kundër jush?

F.B.- Jo, nuk ka asnjë provë se është dhënë kjo shumë prej 400 mijë lekësh, e pretenduar nga Arsen Rama. Arsen Rama ka dorëzuar në prokurori një shumë prej 400 mijë lekësh të nesërmen e ditës që ai pretendon se ka ndodhur ngjarja dhe jo në moment. Mbi ato lekë nuk ka gjurmë gishtash as të miat as të z.Kokaveshi.

Lapsi.al- A fitohej dot Himara duke lujatur pastër? Pra kur dihet që partia në pushtet përdor të gjitha format, a mund të konkurohet ajo pa bërë të njëjtën gjë ?

F.B.- Ne luajtëm pastër, fituam pastër dhe do të qeverisim pastër. Përballë nesh u rreshtuan gjatë zgjedhjeve, për fat të keq, segmente nga më të korruptuarat e shtetit duke nisur nga policia deri te administrata e Bashkisë Himarë dhe funksionarë publikë nga Tirana, punonjës të ASHK, Ministrisë së Turizmit etj. 

Lapsi.al- A mendoni se Athina ka bërë aq sa duhet apo ndiheni pak i tradhëtuar?

F.B.- Jo nuk ndihem i tillë. Besoj se Athina ka kërkuar të zbatohen në rastin tim parimet themelore të të drejtës dhe parimet themelore të një shteti anëtar të NATO-s. Jam i bindur se Athina zyrtare do të bejë ç’është e mundur që kjo çështje të zbardhet dhe të gjykohet drejtë. Në çeshtjen time janë shkelur shumë parime bazë të së drejtës dhe ka në mënyrë te përsëritur shkelje të ligjit apo deformim të tij prej gjykatave. 

Lapsi.al- Po cilat janë sipas jush këto shkelje ? 

F.B.- Mund t’iu them pa hyrë në detaje, të cilat do t’i takojnë ndoshta një procesi më të gjatë, se në dosjen time ka të paktën 2 dokumenta të falsifikuara prej Prokurorisë Vlorë, që kanë ndikuar shumë që unë të mbetem në paraburgim. Gjithë procesi penal që nga fillimi, që nga momenti i arrestimit, gjoja në flagrancë, e deri te vendimi për masën e sigurimit të z.Kalaja (Florian Kalaja, gjyqtari që mori vendimin për burgosjen- Shënim Lapsi.al) janë të pabazuar në prova dhe fakte.

Psh. z.Kalaja ka zbardhur në vendim rrethana të pavërteta dhe ka pasqyruar në të fjalë, që unë as nuk i kam zënë në gojë. Për fat të mire këto seanca janë të rregjistruara audio dhe këto që pretendoj janë të provueshme. Në dosje më kanë depozituar një dëshmi penaliteti të fallsifikuar që gjykatat e morën për të mirëqenë . Ky është një skandal  i drejtesisë shqiptare. Mua po më mbajnë në paraburgim me dokumenta të falsifikuara, vetëm e vetëm që të mos marr detyrën e Kryetarit të Bashkisë Himarë. 

Lapsi.al- A mendoni se Fredi Beleri do të betohet një ditë si kryebashkiak, apo sot kjo duket më e largët se para 14 majit?

F.B.- Po. Kam besim se vullneti i popullit të Himarës do të lexohet. Në demokraci të gjitha pushtetet burojnë nga populli dhe janë në shërbim të tij. Nëse do të ndodhte ndryshe, do të vërtetohet se nuk jetojmë në një shtet të së drejteës dhe se drejtesia është e komanduar nga pushteti politik.



23 Comments

    1. Flet greku Beleri, dhe nuk ka faj.
      Përderisa e voton lexhenda e kombit shqiptar Sali Berisha.
      Lexhenda , greku, he pith somet…

  1. Qe z. Beleri ka te drejte te thoje c te doje, kjo eshte e drejta e tije. Sdq do kisha preferuar qe Lapsi te bente nje mikro analize mbi intervisten qe ta paraqiste (sic besoj eshte) nje ndarje mes dy paleve te perfshira ne masa te ndryshme ne shit/blerjen/kercenimin/premtimin e votes me ndryshimin e vetem qe njera pale ka ne dore dhe policine e prokurorine.

  2. Shqiptaret e ndershem kane besim tek SPAK dhe Gjykata Antikorrupsion .Vendimi I tyre qe ndalon cdo lloj hajduti dhe matrapazi qe perpiqet te vjedhe voten dhe te korruptoje me para ose euro do sherbeje per zhvillimin e shtetit ligjor ne Shqiperi.

  3. Bejleri fitoi me vullnetin e popullit e drejta e tij per qeverisje Dhe e pret Himara dhe gjithe Bregdeti te filloj punen e tij ate qe e fitoi me drejtesi

    1. Për cilin “popull” e ke fjalën moj zonja “marje e jetës” ?
      Shqiptari i blerë nga grekërit, Fredi Beleri pretendon se Himara është Greqi , njëlloj si Vuçiçi që pretendon se Kosova është Serbi.
      Je edhe ti e këtij mendimi ?
      Të lemë mënjanë vjedhjen e votave se për këtë mjeshtrat më të mëdhej janë rishkatruesit e Shqipërisë me në krye Ramën.
      Po si ka mundësi që Berisha që e ka cilësuar Belerin si një vrasës të shqiptarëve, për hir të aleancës me grekofonin Vangjel Dule, të dalë në mbështetje të tij ?
      Mirë Dulja që e ka Belerin një ushtar të ideve të tij vorioepirote, po si ka mundësi që me Belerin janë rrjeshtuar edhe “patriotët e mëdhej” , skraparlliu Meta e “demokristiani” verior Ndoka që i kanë duartë të pastra “akullore” për punë vjedhje votash pothuajse po aq se të vetëashtuquajturit “rilindas” ?

      1. Ju nacionalistet , qe llapni ketu , cfare mendoni per trepcen . Kot per kurioizitet . Duhet logiike patriotike dhe pranim i relalitetit . Himara ishte nen hyqmin e rrethit te Vlores , dhe deri ne ate moment ata vetem urte kan ndejtur se leberit te lirojne nenen per vatanin e kane dhene prova. Ishte ky i gjati i juaj qe me ndarjen e re territorioale e hoqi Himaren nga Vlora dhe ja dha Sarandes . Dhe te gjithe ne e dime harten e Vorio Epirit . Me pak fjale eshte ky i gjati fajtor qe ktyre i jane rrit puplat . Aty po behet lufte per resorte , gje te cilen klanet helene jane kategorikisht kunder. Te shofim kush do te fitoje

  4. Ringritja e kombit arberor eshte e pandalshme nga asnje lloj mbeturine ne Shqiperi ose jashte saj.Te vertetat historike nga arkivat e e Europes po dalin cdo dite dhe gjithe Shqiptaret ne bote po ndergjegjesohen per lavdine e historise se Shqiptareve.Formimi I SPAK I sherben forcimit dhe zbatimit te ligjit ne Shqiperi dhe nisjes se nje rruge te re ligjore per Shqiptaret e ndershem qe do shkerdheje cdo te korruptuar qe ka shitur Shqiperine per dhrami ,dinare apo cdo lloj monedhe tjeter.

  5. Te kish qene ky pushtet, kjo drejtesi e polici kaqe mire zbatuese e ligjit, sot , mbas zgjedhjeve kur e gjithe qeveria ne aksion per shitje blerje vote, allishverishet me presionet shtetrore, e bandat e droges se tyrekjo kaste edhe me banalizimin e pushtetit, duhej te ish larguar dhe e tere shpurra e ketij sekti do ishin prapa hekurave. Po kush e mbron e zbaton demokracine kjo bande kodoshesh, e krimbat zuzare qe si qyrrashe servile mbrojne krimin pushtetar qe po mbyt kete popull. Shikoni e analizoni se nga shtetohemi, nga e kush jane, e shihni aktrimin e makiazhin qe i kane bere vehtes per te mbrojtur te shkuaren e te sotemen. Kriminelet e djeshemsot hyjnore te perendimit.

    1. Beleri shahet e anatemohet për diçka që s’ka lidhje me zgjedhjet.Ai konkuroi ,fitoi por diktatori Rama e burgosi dhe deri tani nuk është dënuar për diçka që s’është e vërtetë por sigurisht makinacion i tij dhe gjithë strukturës rilindase në çdo hallkë të shtetit monist. Nëse shteti nuk do të ishte i tillë por një demokraci funksionale Rama dhe sekti i tij do ishin në burg për shumë krime përfshirë dhe vjedhjen masive të votës.Sa për antishqiptar Beleri është shumë më pak se Rama.Dhe kjo s’do shumë mend për t’a ditur.

  6. Për cilin “popull” e ke fjalën moj zonja “marje e jetës” ?
    Shqiptari i blerë nga grekërit, Fredi Beleri pretendon se Himara është Greqi , njëlloj si Vuçiçi që pretendon se Kosova është Serbi.
    Je edhe ti e këtij mendimi ?
    Të lemë mënjanë vjedhjen e votave se për këtë mjeshtrat më të mëdhej janë rishkatruesit e Shqipërisë me në krye Ramën.
    Po si ka mundësi që Berisha që e ka cilësuar Belerin si një vrasës të shqiptarëve, për hir të aleancës me grekofonin Vangjel Dule, të dalë në mbështetje të tij ?
    Mirë Dulja që e ka Belerin një ushtar të ideve të tij vorioepirote, po si ka mundësi që me Belerin janë rrjeshtuar edhe “patriotët e mëdhej” , skraparlliu Meta e “demokristiani” verior Ndoka që i kanë duartë të pastra “akullore” për punë vjedhje votash pothuajse po aq se të vetëashtuquajturit “rilindas” ?

  7. MonadPlug
    “Kemi pasur më shumë se +35 % turistë, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni. Kur mora detyrën si kryeministër (2013), aeroporti i Tiranës trajtonte maksimumi 350,000 pasagjerë në vit. Tani mbi 6.5 milionë”, u shpreh Rama për “La Stampa”.Fredi po ben politike si salihu dhe nje fare specje qe quhet Gimi dhe kopjon salihun kur shkruan,fredi ka video duke blere vota ju vazhdoni te hani mutin e spiuneve serbo greke salih metaj

    1. Per ty “patriot” sufllaqesh . Lufta me sa duket po vjen rrotul ne kete kontinent. Kur te vije ora kam qef te shoh ku do fshihni koken ju “patriotet ‘ e tastierave . Se per dyfek takemi juaj nuk eshte jo, ju vetem per sufllaqe jeni .

  8. Berisha e akuzoi Veliajn se ka takuar biznesmenët e huaj Franco Tosi dhe Bruno Presezzi.

    Por mjafton një verifikim i thjeshtë dhe rezulton e gjitha është një fake news, që në fakt jo vetëm Berisha, por dhe stafi i tij dhe mediat e opozitës kanë rënë pre pasi nuk kanë bërë asnjë verifikim.

    Franco Tosi dhe Bruno Presezzi nuk janë individë të gjallë.ju shpellkaret shurranjose te salihut qe ndotet cdo gje ne kete vend me urdhra te salihut jeni trguar patriotet e bythes

    1. Kush jane shpellare . Tom Doshi , Bashkim Ulaj , apo Cet Kastrati . Kush eshte kundra jush eshte cecen e shpellar kush eshe me ju eshte burr zotni .

  9. “Koka e meduzës së krimit”, “I biri i Kristaq xhelatit”, “Edvin Kristaq betoni”, u zëvendësuan papritur me frazën qesharake “ftoj Edi Ramën të anullojë lejen”. Pra, koka e meduzës, u kthye në një zotëri të nderuar, që po i kërkohet të anullojë lejen e kullës, pa ndonjë shpjegim se përse duhet ta bëjë këtë, kush janë ndërtuesit e saj, sa kushton ky projekt.ti je i pari,sepse ti Pallohesh e shkerdhehesh vetem qe salihun ta gezosh,kur ti pallohesh ai te shikon live,ti kenaq shpellkaret ai kenaqet me ty

  10. Berisha ka bërë dy herë të njëjtin mëkat. Herën e parë pati fatin e Shën Llazarit që u ringjall jo nga mrekullia e Hyjnisë, por nga një mëkatar si Fatos Nano. Herën e dytë, humbja e tij në 2013-ën që normalisht duhet të ishte shpëtimi, u shndërrua në mallkim. Iku duke qenë brenda. Fali pronën duke mbajtur në xhep hipotekën e saj.

  11. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lire nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.

    Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, kjo jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti.

  12. Beleri nuk eshte grek.Himara kurre nuk ka patur popullsi greke.Greket kane ivestuar ne himare me nje strategji te qarte.Cdo shtet fqinj pretendimet per aneksim tokash i ka ne kufi.Po pse greket kane ivestuar kaq shume per himaren,qe se kane tok ne kufi?Ata ,pra greket njihen si kale troje ne bote si thike pas shpine ndaj fqinjeve.Greket e kane te qarte edhe vete qe himara eshte toke shqiptare dhe kurre se marin dote.Por ata e bejne qe shqiperine dhe shqiptaret ti fusin nje fuci baroti dhe ta mbajne shqiperin ne strese lufte dhe sheri.Ata e bejne kete qe te kundervene perendimin kundra shqiperise dhe sidomos kur shikojne qe nje qeveri shqiptare nuk eshte vasale e saj ,gjithmone hapin problemin e himares.Shqiptaret kurre nuk do e harojne qe 97 ishte nje iskenim per te futur ne shqiperi vellavrasjen dhe shkaterimin e saj dhe si sebep e kryen me 5 ” minoritaret” duke shfrytezuan edhe shancin qe ne krye te CIA Amerimane qe nje grek i terbuar antishqiptare xhon tenet i cili vuri qeverine amerikane dhe bill klintonin te shkateronin shqiperine dhe beri ate 97 te pergjakshme ne shqiperi.Ne ate koh partia socialiste per pushtet u be bashkepuntorja me e zellshme per ate 97 te pergjakshme dhe qe mori aq shume jete shqiptaresh,pervecse shkaterroi ne themel shqiperine.97 eshte nje damke vrastare qe i beri shqiperise greqia, xhon teneti shefi i CIA amerikane dhe te paatdhete komunisto-socialistet shqiptare.Kurre usa nuk ka qene kundra shqiperise dhe shqiptareve,,fatkeqesia qe. se ne krye te CIA amerikane qe xhon tenet nje antishqiptare i terbuar dhe nje grek pjes e qarqeve me reaksionare greke.Sot po shoh qe ka disa politikan te djathte qe na mbajne anen e mercenarit beleri ,se grek ne origjin ky oislleku beleri ska qene kurre,dhe na dalin ne media ne mbrojtie te tije.Shqiptaret e dine mire kush eshte beleri ky vrases dhe pjestare i masakres se agresionit grek kundra teritorit shqiptare dhe ushtrise shqiptare dhe ashtu si jane greket te pabese,kriminela,vrases masakruan ushtaret dhe bene ate masaker ne peshkepi.Per kete masaker belirit i erdhi koha te pergjigjet dhe keta politikan te djathte dhe analiste medias,qe per interesat e tyre te felliqura baltosin shqiperine dhe gjakun e atij martiri qe e masakruan greket dhe krimineli beleri,jane sa tradhetare,aq dhe plera,sa te pamoral aq dhe te peshtire.Turpi i tradhetise do ju mbetet juve dhe familjeve tuaja dhe prisni se nje dite jo te larget do ju vi dhe gjykimi juaj si tradhetare te kombit shqiptare.Drejtesia shqiptare mos te bjeri ne presionin e qarqeve antishqiptare greke,te politikaneve greke antishqiptare te terbuar dhe te lirojne nje bandit,nje vrases, nje tradhetare kriminel si beleri .Beleri per krimet e tij te denohet,se denimi i tij i tregon reaksionit grek se ne token shqiptare zot eshte populli shqiptare.Iku kur greqia i bente presion shqiperise,iku koha kur europa e ndyre i dha tokat shqiptare greqise.Sot shqiperia eshte nen mbrojtien Amerikane dhe ska fuqi ne bote ti rezistoi fuqise Amerikane.Kete e di qarte dhe greqia dhe keto qe po ben me himaren jane perpelitja e marazit te saj e deshperimit te saj e pafuqise se saj ,qe po shikojne fuqizimin e shqiptareve ne ballkan,si fundin e marrezise se tyre,per ta mbajtur shqiperine ne agoni ne varferi,mjerim dhe nen trysni.Greker! Hiqni dore nga marrezite kundra shqiptareve.Greker hiqni dore nga poshtersite tuaja ndaj fqinjeve dhe vecanerishte ndaj shqiptareve,se aq sa shqiptare jetojne brenda teritorit shqiptare,aq shqiptare ka dhe ne greqi,brenda greqise,qe po vazhduat me avazet e vjetra flaka do ju ndizet aty ne greqi dhe sdo kete zjarrfikse dhe bote me uje ta shuajne,por do perpijne dhe shkaterrojne gjithe greqine.Ne shqiptaret kure skemi patur pretendime teritoriale ndaj fqinjeve,kurre skemi shkrepur arme kundra fqinjeve se ne jemi popull human dhe paqsor.Jemi nje popull qe fqinjet i shohim ,si vellezer qe te ndihmojme njeri tjetrin,te bashkepunojme me njeri tjetrin,te punojme dhe te ushqehemi me njeri tjetrin.Fqinjet tane tokesore nuk e kane dashur kete,por te verbuar,ata juane sulur tokave shqiptare,i kane vrare dhe perzene shqiptaret ,ne tokat e tore dhe nga tokat e tyre.Shqiptaret duan nje ballkan te qete dhe bashkepunues dhe perkete sidomos tane ,po mundohen me cmundesi qe kane ta bejne.Ne nuk jemi anti grek,anti serbe,antisllav.Ne duam paqe me ta.Por ata nuk e pranojne paqen ne ballkan.Ata nuk i duan shqiptaret ne ballkan edhe sot ne kete moment.Kjo eshte arsyeja qe serbia dhe vucic mban ndezur flaken ne mitrovice,kjo eshte arsyeja qe greqia hedh benzinen ne himare,se duan vetem lufte ne ballkan,sjetojne dote pa gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *