• |
ide | kryesore

Propaganda e ministrit/ Shikoni videon e shpifur të Taulant Ballës me policen e plagosur

Arkiva, Lajme, Të fundit



Është normale që një ministër të shfaqë solidaritetin për një police të plagosur në detyrë, por mungesa e etikës dhe përdorimi i gruas si kavie e ka shndërruar të gjithë skenën në neveri.

“Je shumë mirë Arta, do ia hedhësh, siç ia ke hedhur gjithmonë, ja dhe drejtori…” këto fjalë ia thotë Taulant Balla polices Arta Shurbi brenda në dhomën e spitalit. Shurbi  u përplas në Vorë nga një makinë, por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Skena është servirur nga zyra e shtypit e Taulant Ballës, por lë shijen e neveritshme të inskenimeve tipike të propagandës rilindase.

Filmimet nisin me hyrjen e ministrit të ri plot qejf në spital. Çdo hap i tij fiksohet nga zhurmat e aparatit fotografik që shkrepet pa reshtur. Ministri shkëmben disa fjalë me mjekun që e siguron se policja është jashtë rrezikut për jetën.

Më pas, Balla shfaqet i buzëqeshur mbi shtratin ku dergjet policja e plagosur.

E shkreta police që pasi është përplasur nga makina, nuk refuzon dot “qokën” e shpifur të ministrit. Për propagandën e tij, Arta Shurbit i duhet të dalë para publikut në gjendje të rëndë në spital. Gruaja përpiqet të thotë ca fjalë për t’iu përgjigjur ministrit dhe shefit të saj polic. Nga maska e oksigjenit dëgjohet një uturimë falenderimi.

Shikojeni më poshtë një nga videot më të shpifura të propagandës të rilindjes, nga ato që mund t’i prodhojë dhe t’i transmetojë gjakftohtë vetëm perversiteti për klikime, i paaftë të përjetojë asnjë lloj emocioni.



10 Comments

  1. O cfare koke cepi qe shte ky more…..

    Si je, si ke qene… thote loqja.
    Bo bo bo ky duhet te perjashtohet nga administrata publike e cdo niveli, lere me pastaj ta besh minister.
    Edhe ministrat e merhumit kishin me shume nivel, perfshi karrocierin Muho.

    1. Pioneri enverit Taulant, zagari Nanos, sherbetori Rames nuk ka punuar gjekundi pervec sa referova. Propogande militanteske vetem di te beje dhe ate po ben, pse cfare pritshmerie kishit ju.

  2. Kokë me cepa , petë , me pak qime lyer , fytyrë urryer, injorant i “arsimuar” , kriminel i damkuar, i emëruar ! Ky është min-(uesi)istri i rendit të shqiptarëve derra ha, pi, dhi ,që s’u bënë kurrë njerëz .

  3. Po tahiri nuk shkoi, po ai qe ha m… ariu? Po per policin qe e vdiq dielli ne mes te detit, apo nuk quhet, shkaqe natyrore?!

  4. E turpshme e paimagjinueshme.
    Tjetra eshte ne reanimacion ky shkon e ben propogande mbi koke. Aty ku duhet te lejohet vetem doktori, shkon ky koke e kembe idiot, dhe ben deklarate. E tmerrshme deri ku arrin propoganda. Keta jane te gjithe fiasko fllusk bosh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *