• |
ide | kryesore

“Porsche” del nga rruga, humb jetën 30-vjeçari në Divjakë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Aksident në autostradën Vlorë-Fier porsche



Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje, rreth orës 19:45, në fshatin Stravec në Divjakë.

Sipas policisë, një person me iniciale M. L. duke drejtuar automjetin tip “Porsche” ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën pasagjeri në automjet, shtetasi D. Sh., 30 vjeç. Policia thotë se është lënduar edhe drejtuesi i automjetit “Porsche”. Ai ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë. Një grup hetuesish po përpiqen të zbardhin rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes së rëndë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *