• |
ide | kryesore

Rama justifikohet për postimin: Rashë në kurth, kujtova se ishte titull gazete

Arkiva, Lajme, Të fundit
rama



Kryeministri Edi Rama publikoi një foto-montazh në rrjetet sociale ku me ironi flitej për italianët që kanë ardhur me pushime këtë verë në Shqipëri. Rama krahasonte shqiptarët që iknin në Itali në verën e vitit 1991 me anijen “Vlora” me turistët italiane që tashmë me tragete për pushime në vendin tonë.

Kjo nuk u prit mirë nga mediat italiane të cilat nënvizuan se nuk mund të bëhet shaka me emigracionin që ka marrë jetë njerëzish (edhe shqiptarësh) dhe vijon ta bëjë këtë. Por në një intervistë të dhënë për televizionin La7 kreu i qeverisë shqiptare është justifikuar se “ka rënë në kurth” duke kujtuar se ishte titull gazete dhe se postimi i tij “nuk ishte kundër Italisë”.

“Rashë në kurth. Mendova se ishte titulli i një gazete italiane. Në vend të kësaj, djemtë e rrjeteve sociale më thanë se ishte një meme… E postova sepse ky është një moment i veçantë për ne. Shifrat janë mbresëlënëse. Rritja e turizmit është 35% dhe po shkon drejt 45%. Vetëm gjysmë milioni janë italianë” – thotë Rama që mohon se ky ishte një provokim.

“Jo kundër Italisë, jam i dashuruar me të. Gjyshja ime kishte gjak italian dhe më fliste në gjuhën tuaj që kur linda. Dhe Italia ishte e vetmja dritare drejt botës jashtë bunkerit të diktaturës. Televizorët ishin errësuar, por në Vlorë në verë, nëse moti ishte i mirë, mund të shihnim Rain dhe Telenorbën.

Dhe hoqëm dorë të shkonim në plazh. Imagjinoni një duzinë fëmijësh të ulur në dysheme përpara televizorit bardh e zi të gjyshërve të mi. Më pas erdhën vitet 90-të dhe zbuluam L’America si në filmin e Gianni Amelio” – tha Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Postimi i Edi Ramës, 32 vjet nga anija “Vlora”/ Fatkeqësia kombëtare për propagandë turistike

Krahasoi emigrantët me turistët/ Ironia e Ramës shkakton polemika në Itali



9 Comments

    1. Si zakonisht ti nuk merr faj persiper…sepse lexon vetem titujt…dhe kjo kujton se te amniston….qyqari ti qe ngele tere jeten vetem forme , si nje kazan bosh i ngjyer me lloj lloj bojrash e xhingla mingla jevgjish .
      Gjyshen e shkrete e ke bere copa copa duke e permendur edhe kur hedh firmat per gjithe maskaralleqet qe ben
      Gjyshja deri tani na rezulton ( sipas teje) : Katolike, shkodrane, indiane, venedikase , fotografe, piktore, gojetare, gpjore, dentiste, Maoiste, pak Soroiste dhe anti-trumpiste, lezbike por edhe perkrahese transeksualesh, e dalluar ne qitje por edhe ne stervitje…..etj etj …

  1. VDEKJA EDI RAMES do te ndryshonte historine e Shqiperis per mire. LUTEM QE ZOTI TA MARRI KETE HORR NGA KJO TOKE DHE TA COJ NE FERR, KETE BASHKE ME GRUA E FEMIJ.

  2. Si zakonisht ti nuk merr faj persiper…sepse lexon vetem titujt…dhe kjo kujton se te amniston….qyqari ti qe ngele tere jeten vetem forme , si nje kazan bosh i ngjyer me lloj lloj bojrash e xhingla mingla jevgjish .
    Gjyshen e shkrete e ke bere copa copa duke e permendur edhe kur hedh firmat per gjithe maskaralleqet qe ben
    Gjyshja deri tani na rezulton ( sipas teje) : Katolike, shkodrane, indiane, venedikase , fotografe, piktore, gojetare, gpjore, dentiste, Maoiste, pak Soroiste dhe anti-trumpiste, lezbike por edhe perkrahese transeksualesh, e dalluar ne qitje por edhe ne stervitje…..etj etj …

  3. gjyshja e ketij karit,me gjak “italian”.gjyshja ka qene nje kurvicke qe eshte shkerdhyer edhe me italian,do ishte me mire te thoje.

    1. Një krahasim i pavend në një kohë kur populli shqiptar përveç deputetëve ministrave dhe hajdutëve të qeverisë janë pa bukë.Në këtë vend ka rënë murtaja dhe i ka zënë zënë të gjithë . Pensionistët shqiptarë janë duke vdekur të uritur dhe kjo është pasojë e ngritjes së kullave të larta dhe e Ceno Klosit që nuk kontrollon bisneset Vip dhe çmimet e larta për interesat e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *