• |
ide | kryesore

PAMJET/ Pronari i marketit rrëfen përleshjen me grabitësin në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Durrës



Një 20-vjeçar i maskuar dhe i armatosur hyri mbrëmjen e së enjtes në një market në zonën e plazhit Durrës. Ai kërcënoi shitësin që t’i jepte lekët e xhiros ditore. Por ai nuk ka pranuar duke e kundërshtuar dhe bllokuar duke kundërshtuar grabitësin. Edhe pse i riu e ka kërcënuar se do ta qëllojë, pronari nuk e ka lejuar që ai të marrë lekët. Madje kjo vonesë ka shërbyer për mbërritjen e një patrulle policie që ka kapur në grabitësin të identifikuar si Kristjan Prenga.

“Ora ishte 10 pa 5 e mbrëmjes. Unë po bëja disa pastrime këtu jashtë. Ishte dhe nusja. Çuni ishte në kasë. Ishte një moment që kishte pak njerëz. Nusja e vuri e para atë që vuri maskën, vuri kapelën. Nusja i tha: “Ku shkon ti?” Në atë kohë ai nxori pistoletën. Nusja u tremb dhe u largua. Në atë momenit ai shkoi te kasa dhe hapi një qese duke i thënë çunit: “Lekët! Ça ke aty në arkë.” Unë ndërhyra dhe më shty. Ndërkohë më goditi me armë dhe u çava pak tek koka. Një kërkesë kemi ne. Kjo është lagje shumë e populluar dhe ndriçimi është shumë i dobët. Një patrullë duhet të rrijë” – thotë pronari i marketit në TCH.

“Pas marrjes së njoftimit rreth orës 21:50 të mbrëmjes së djeshme, një shtetas i maskuar dhe i pajisur me armë zjarri, kishte hyrë, për të vjedhur në një market në lagjen nr.13, gjatë kohës që ky subjekt ishte në shërbim. Rajoni i Policisë së Plazhit kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.
Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të Policisë, në kuadër të operacionit policor “Alarmi”, u parandalua ngjarja që mund të sillte pasoja për jetën e shtetasve që ishin të pranishëm në këtë subjekt, si dhe u arrestua në flagrancë, brenda marketit, pa kryer ende vjedhjen, autori i këtij rasti, shtetasi K. P., 20 vjeç, banues në lagjen nr. 13, Durrës. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, me të cilën kanosi 20-vjeçari, për të kryer vjedhjen. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Durrës, për veprime të mëtejshme” – thuhet në njoftimin e policisë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *