• |
ide | kryesore

Beleri pas takimit me deputetin grek: Pres lirimin e betimin si kryebashkiak

Lajme, Të fundit



Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri ka reaguar nga burgu pas takimit me deputetin grek Angelos Syrigos dhe ka zbardhur çështjet e diskutimit mes tyre. Në një reagim në Facebook, Beleri shkruan se i ka kërkuar Syrigos që t’i përcjellë mesazhin e tij kryeministrit grek, duke i thënë se është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës që të marrë drejtimin e Bashkisë.

“Falënderoj nga zemra profesorin, deputetin e Demokracisë së Re dhe mikun tim të ngushtë, z. Angelos Syrigos, i cili më vizitoi në burgun e Tiranës, i dërguar i Kryeministrit Grek, z. Kyriakos Mitsotakis. Nga z. Angelos Syrigos kërkova që t’i transmetojë Kryeministrit të Greqisë vendimin tim, i cili është kërkesë e të gjithë popullit të Himarës, për të marrë menjëherë detyrën si Kryetar i Bashkisë për të ndaluar grabitjen e pronave të komunitetit grek.

Përgatitën një ligj që supozohet se kishte për qëllim zhvillimin e zonës duke tërhequr kapitale të huaja. Deri më sot as edhe një i huaj nuk ka investuar në zonën tonë. Të gjithë ata që janë shpallur investitorë strategjikë janë që të gjithë shqiptarë me lidhje me pushtetin. Qëllimi ynë është, gjithashtu, të jetojmë në një shtet demokratik ku nuk ka dallime për përkatësinë etnike të shtetasve të vet dhe të ndalojnë politikat e shantazhimit të popullsisë.

Z. Syrigos i thashë se pres tre gjëra:

– të betohem menjëherë si kryetar i bashkisë, populli i së cilës më zgjodhi.

– të lirohem nga burgu, në mënyrë që të mundem të ushtrojë detyrën time si kryetar bashkie.

– të rrëzohet akuza e padrejtë, qesharake, tendecioze dhe e pabazë që është ngritur ndaj meje.

Në personin e Kryeministrit Grek falënderojmë Greqinë që lufton krah nesh për të siguruar të drejtat tona njerëzore”, shkruan Beleri.

Ky reagim i Belerit, vjen një ditë pas takimit me deputetin grek, ndërsa ky i fundit tha në një një prononcim për mediat se ky qëndrim i drejtësisë shqiptare, do të ndikojë në marrëdhëniet dypalëshe por edhe në integrimin e Shqipërisë në BE.



4 Comments

  1. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lire nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.

    Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, kjo jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti.Futi nje brisk astra ti fredi se koha per ty mbaroje te fala nga burgu

  2. Liberalizmi i Ramës baraz diktaturë e liberali Rama baraz diktator or I pa emër 17:43. Është tepër larg liberalit të vërtetë që dhe faktikisht vetë rryma liberale ndërkombëtare tregon që është shkatërruese.Liberali Berluskoni në Itali 8% e konservatoria Meloni 30%.

  3. Beleri nuk eshte grek.Himara kurre nuk ka patur popullsi greke.Greket kane ivestuar ne himare me nje strategji te qarte.Cdo shtet fqinj pretendimet per aneksim tokash i ka ne kufi.Po pse greket kane ivestuar kaq shume per himaren,qe se kane tok ne kufi?Ata ,pra greket njihen si kale troje ne bote si thike pas shpine ndaj fqinjeve.Greket e kane te qarte edhe vete qe himara eshte toke shqiptare dhe kurre se marin dote.Por ata e bejne qe shqiperine dhe shqiptaret ti fusin nje fuci baroti dhe ta mbajne shqiperin ne strese lufte dhe sheri.Ata e bejne kete qe te kundervene perendimin kundra shqiperise dhe sidomos kur shikojne qe nje qeveri shqiptare nuk eshte vasale e saj ,gjithmone hapin problemin e himares.Shqiptaret kurre nuk do e harojne qe 97 ishte nje iskenim per te futur ne shqiperi vellavrasjen dhe shkaterimin e saj dhe si sebep e kryen me 5 ” minoritaret” duke shfrytezuan edhe shancin qe ne krye te CIA Amerimane qe nje grek i terbuar antishqiptare xhon tenet i cili vuri qeverine amerikane dhe bill klintonin te shkateronin shqiperine dhe beri ate 97 te pergjakshme ne shqiperi.Ne ate koh partia socialiste per pushtet u be bashkepuntorja me e zellshme per ate 97 te pergjakshme dhe qe mori aq shume jete shqiptaresh,pervecse shkaterroi ne themel shqiperine.97 eshte nje damke vrastare qe i beri shqiperise greqia, xhon teneti shefi i CIA amerikane dhe te paatdhete komunisto-socialistet shqiptare.Kurre usa nuk ka qene kundra shqiperise dhe shqiptareve,,fatkeqesia qe. se ne krye te CIA amerikane qe xhon tenet nje antishqiptare i terbuar dhe nje grek pjes e qarqeve me reaksionare greke.Sot po shoh qe ka disa politikan te djathte qe na mbajne anen e mercenarit beleri ,se grek ne origjin ky oislleku beleri ska qene kurre,dhe na dalin ne media ne mbrojtie te tije.Shqiptaret e dine mire kush eshte beleri ky vrases dhe pjestare i masakres se agresionit grek kundra teritorit shqiptare dhe ushtrise shqiptare dhe ashtu si jane greket te pabese,kriminela,vrases masakruan ushtaret dhe bene ate masaker ne peshkepi.Per kete masaker belirit i erdhi koha te pergjigjet dhe keta politikan te djathte dhe analiste medias,qe per interesat e tyre te felliqura baltosin shqiperine dhe gjakun e atij martiri qe e masakruan greket dhe krimineli beleri,jane sa tradhetare,aq dhe plera,sa te pamoral aq dhe te peshtire.Turpi i tradhetise do ju mbetet juve dhe familjeve tuaja dhe prisni se nje dite jo te larget do ju vi dhe gjykimi juaj si tradhetare te kombit shqiptare.Drejtesia shqiptare mos te bjeri ne presionin e qarqeve antishqiptare greke,te politikaneve greke antishqiptare te terbuar dhe te lirojne nje bandit,nje vrases, nje tradhetare kriminel si beleri .Beleri per krimet e tij te denohet,se denimi i tij i tregon reaksionit grek se ne token shqiptare zot eshte populli shqiptare.Iku kur greqia i bente presion shqiperise,iku koha kur europa e ndyre i dha tokat shqiptare greqise.Sot shqiperia eshte nen mbrojtien Amerikane dhe ska fuqi ne bote ti rezistoi fuqise Amerikane.Kete e di qarte dhe greqia dhe keto qe po ben me himaren jane perpelitja e marazit te saj e deshperimit te saj e pafuqise se saj ,qe po shikojne fuqizimin e shqiptareve ne ballkan,si fundin e marrezise se tyre,per ta mbajtur shqiperine ne agoni ne varferi,mjerim dhe nen trysni.Greker! Hiqni dore nga marrezite kundra shqiptareve.Greker hiqni dore nga poshtersite tuaja ndaj fqinjeve dhe vecanerishte ndaj shqiptareve,se aq sa shqiptare jetojne brenda teritorit shqiptare,aq shqiptare ka dhe ne greqi,brenda greqise,qe po vazhduat me avazet e vjetra flaka do ju ndizet aty ne greqi dhe sdo kete zjarrfikse dhe bote me uje ta shuajne,por do perpijne dhe shkaterrojne gjithe greqine.Ne shqiptaret kure skemi patur pretendime teritoriale ndaj fqinjeve,kurre skemi shkrepur arme kundra fqinjeve se ne jemi popull human dhe paqsor.Jemi nje popull qe fqinjet i shohim ,si vellezer qe te ndihmojme njeri tjetrin,te bashkepunojme me njeri tjetrin,te punojme dhe te ushqehemi me njeri tjetrin.Fqinjet tane tokesore nuk e kane dashur kete,por te verbuar,ata juane sulur tokave shqiptare,i kane vrare dhe perzene shqiptaret ,ne tokat e tore dhe nga tokat e tyre.Shqiptaret duan nje ballkan te qete dhe bashkepunues dhe perkete sidomos tane ,po mundohen me cmundesi qe kane ta bejne.Ne nuk jemi anti grek,anti serbe,antisllav.Ne duam paqe me ta.Por ata nuk e pranojne paqen ne ballkan.Ata nuk i duan shqiptaret ne ballkan edhe sot ne kete moment.Kjo eshte arsyeja qe serbia dhe vucic mban ndezur flaken ne mitrovice,kjo eshte arsyeja qe greqia hedh benzinen ne himare,se duan vetem lufte ne ballkan,sjetojne dote pa gjak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *