• |
ide | kryesore

Frontex: Rekord i hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së

Lajme, Të fundit
Frontex: Rekord i hyrjeve të parregullta në kufijtë e BE-së



Që nga fillimi i vitit janë përpjekur të hyjnë ilegalisht në kufijtë e BE-së një numër i madh emigrantësh si asnjëherë më parë që nga viti 2016. Deri në muajin korrik janë regjistruar 176.100 kalime ilegalisht të kufirit. Frontex, Agjencia e Mbrojtjes Kufitare të BE-së, njoftoi në Varshavë, se vetëm përmes itinerarit qendror të Mesdheut drejt Italisë dhe Maltës kanë mbërritur rreth 90.000 persona në Europë.

Këta janë dy herë më shumë krahasuar me një vit më parë. Për një zhvillim të tillë, sipas Frontex, ndikon gara e ashpër mes kontrabandistëve si dhe ulja e çmimeve për kontrabandimin e njerëzve në Libi dhe në Tunizi.

Krahasuar me shtatë muajt e parë të vitit të kaluar sivjet numri i mbërritjeve ilegale në BE është rritur me 13 përqind, sipas Frontex. Vetëm në korrik janë regjistruar 42.700 hyrje ilegale, 19 përqind më shumë se në korrikun e vitit 2022 dhe aq shumë sa asnjëherë që nga marsi i vitit 2016. Rritja e numrit të emigrantëve ilegal vjen vetëm përmes kalimeve në det drejt Italisë dhe Maltës. Në itineraret e tjera të migracionit ka rënie të fluksit.

Kalimet e kufirit përmes itinerarit të Ballkanit, sipas Fronte-it, janë ulur me një të katërtën, gjatë këtij viti ka pasur rreth 52.200 raste. Në itinerarin e Mesdheut lindor përmes Turqisë janë regjistruar 17.100 emigrantë, një minus me 29 përqind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Edhe nga itinerari i Afrikës Perëndimore ka pasur rënie të numrit të emigrantëve ilegalë (7.700), nga itinerari i Mesdheut perëndimor (6.800) dhe nga Bjellorusia (2.800) kanë hyrë më pak persona në BE./DW



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *