• |
ide | kryesore

Fundoset varka me emigrantë në Kanalin Anglez/ 1 viktimë dhe 5 të tjerë në gjendje të rëndë

Lajme, Të fundit



1 person ka humbur jetën dhe 5 të tjerë thuhet se janë në gjendje “të rëndë” pasi një varkë me emigrantë u fundos në Kanalin e La Mansh.

Një operacion shpëtimi nga rojet bregdetare britanike dhe franceze ka shpëtuar 50 persona, thanë autoritetet, raporton BBC.

Një numër njerëzish u panë duke u nxjerrë nga një varkë shpëtimi me barela në Dover. Ende nuk dihet se sa të rënda janë lëndimet e tyre.

RNLI tha se një ekuipazh i varkës së shpëtimit u nis pak para orës 04:00 me orën lokale.

Home Office nuk ka komentuar për këtë ngjarje. Që nga 10 gushti, 15,826 njerëz kanë kaluar Kanalin me një varkë të vogël këtë vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *