• |
ide | kryesore

Hidhu nga varka/ Sfida e TikTok që u ka marrë jetën 4 personave

Arkiva, Lajme, Të fundit
varka



Quhet “Boat jumping” sfida më e fundit e çmendur trend në rrjetet sociale. Ai konsiston në kërcimin nga varka, në mes të shkumës së shkaktuar nga motori i xhiruar me shpejtësi të madhe. Por ky marifet që mund t’ju kushtojë jetën.

Kur skafi udhëton me shpejtësi të madhe, përplasja me ujin është shumë më e dhunshme dhe në këto raste kërcimi në ujë është i barabartë me përplasjen me një mur betoni, pa përmendur rrezikun që të goditesh nga helika e motobarkës dhe të mbytesh. Muajt e fundit, sfida e kërcimit nga varka ka çuar në vdekjen e 4 personave në Shtetet e Bashkuara. Hedhja nga skafet në lëvizje është kthyer tashmë në një trend që i ka vënë edhe ekipet e shpëtimit në vështirësi serioze.

“Ne kemi pasur 4 mbytje lehtësisht të shmangshme në 6 muajt e fundit” – tha kapiteni Jim Dennis i Skuadrës së Shpëtimit Childersburg për televizionin lokal të Kalifornisë, siç raportohet nga Daily Mail. “Ata kishin kryer një sfidë në rrjetet sociale. Kjo është kur hipën në një varkë që ecën me shpejtësi të madhe dhe hidhesh në ujë. Të katërt për të cilët po flasim, kur ata u hodhën nga varka, fjalë për fjalë, ranë dhe theu qafën. Praktikisht vdiqën që në atë çast” – shtoi Dennis.

Kjo nuk është një sfidë e kohëve të fundit. Hashtag-u është prezent në platformat kryesore prej disa vitesh, por ka nisur të diskutohet muajt e fundit kur u regjistruan viktimat e para. I pari vdiq në shkurt pasi u hodh në lumin Coosa, ndërsa gruaja dhe fëmijët e tij shikonin ndërsa filmonin skenën. Aksidenti më i fundit ndodhi në Alabama ndodhi majin e kaluar. Në video shihen 5 persona teksa kërcejnë dhe zhyten në ujë. Ka pasur shumë apele nga autoritetet e Shteteve të Bashkuara. Ftesa, veçanërisht për të rinjtë, është që të mos marrin pjesë në sfida të caktuara. Pasojat mund të jenë shumë serioze. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *