• |
ide | kryesore

Bllokohen tre mjete lundruese në vend, njëri prej tyre i vjedhur në Australi

Lajme, Të fundit



Tre mjete lundruese janë bllokuar në vend pasi gjatë kontrollit policia ka evidentuar se drejtuesit e tyre nuk ishin pajisur me dokumentet e nevojshme.

Në vendin e quajtur “Hunda e Marinës” në Sarandë, u bllokua një varkë plastike sepse drejtuesi i saj nuk kishte certifikatën për ushtrimin e veprimtarisë si operator ekonomik në fushën e turizmit, si dhe sepse nuk kishte në bord, dokumentet e nevojshme për daljen në det.

Në liqenin e Shkodrës u bllokua një mjet lundrimi skaf pasi drejtuesi i tij nuk kishte në bord dokumentet e nevojshme për daljen në det.

Në portin e Durrësit, si rezultat i veprimeve verifikuese të kryera në bashkëpunim me homologët gjermanë u bllokua skafi, me drejtues shtetasin F. L., 41 vjeç, banues në Shijak, pasi dyshohet se ky mjet lundrues është vjedhur në Australi.

Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative 110 000 dhe 10 000 lekë të rinj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *