• |
ide | kryesore

Vrasja nga RENEA/ Entuziasëm qeveritar për ekzekutimin e të sëmurit mendor

Arkiva, Kryesore, Lajme



Kanë zgjatur për më shumë se 8 orë negociatat e vështira të forcave RENEA me një të sëmurë mendor nga fshati Qesarakë në Maliq, që refuzonte të shtrohej në spitalin psiqiatrik. I armatosur me një automatik, Ramiz Muçllari ishte fshehur në papafingon e shtëpisë, pas një sherri me familjarët e tij.

Dhuna në familje hapi telashet me policinë që kërkoi ta marrë në pyetje, por e gjithë situata precipitoi kur 62 vjeçari iu përgjigj policisë me të shtënat e armëve.

Gjatë natës, RENEA u përpoq të negociojë me forcat të moshuarin, që u fsheh i armatosur brenda shtëpisë. Herë pas here, banorët e zonës kanë dëgjuar të shtëna me të cilat 62-vjeçari kërkoi të mbante larg forcat speciale, të cilat vendosën që të mos presin më dhe të ndërhyjnë në orët e para të mëngjesit. Kur iu afruan, në katin e dytë të shtëpisë, Muçllari bëri gabimin fatal dhe i qëlloi, thanë policët. Menjëherë e kanë eleminuar.

Nga pamjet që shpërndau policia, duket në vija të përgjithshme aksioni i forcave speciale, se si janë futur në oborrin e shtëpisë dhe më pas hap pas hapi i janë afruar viktimës. Momentin e ekzekutimit, forcat speciale e përshkruajnë si më poshtë: “Forcat Speciale “Renea”, në zbatim të plotë të procedurave standarte janë kundërpërgjigjur me zjarr dhe përreth një orë ka vijuar shkëmbimi i zjarrit. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, 62- vjeçari ka humbur jetën” thuhet në njoftimin e policisë.

Më pas, policia ka shpërndarë disa filmime për aksionin. Video më poshtë:

Por ajo që lë një shije të hidhur për vrasjen e Muçllarit, është entuziasmi dhe një lloj mburrjeje me të cilin e përshkruan vrasjen Taulant Balla. Ministri i Brendshëm u shprehu “mirënjohje” forcave RENEA për atë që e quan “kryerje detyre me përgjegjësi të lartë”.

Balla e justifikon vrasjen e të sëmurit mendor, kur përmend përcaktimet ligjore, por nga pamjet që shpërndau policia shihet se ndërsa Ramiz Muçllari qëndron brenda në shtëpi, janë forcat RENEA që futen në shtëpi dhe ndërhyjnë për ta mbyllur sa më parë situatën.

Pyetja që lind në këtë rast, duke qenë se kemi të bëjmë me një të sëmurë mendor dhe jo me një kriminel që mund të arratisej, është nëse RENEA duhej të kishte pritur më shumë deri në dorëzimin e Muçllarit? Duke marrë më shumë kohë, personi i rrethuar do të kishte më shumë shanse të neutralizohej, por edhe t’i kursenin jetën. Pak a shumë në këtë linjë ishte edhe ish-kryeministri Sali Berisha, që kritikoi në një status në rrjetet sociale përgëzimet e Ballës për vrasjen.

“Cinike dhe kriminale është përgëzimi i Ballës ndaj policëve për vrasjen e tij. Ai plagosi, por nuk mori jetë njeriu. Duke ditur dhe problemet me shëndetin mendor të viktimës durim më i madh në rrethim, duhej treguar, para se të hynin në papafingo dhe te shkrehnin breshëritë mbi trupin e tij” shkruan Berisha, që i bën thirrje Avokatit të Popullit të nisë hetimin për një vrasje që mund të ishte ishte shmangur./Lapsi.al



18 Comments

  1. Po me te semuret mendore do mbushin lajmet e statistikat, se krimineleve u ngarkojne skafet dhe u sherbejne per te eliminuar kundershtaret. Por meqe vendosen kete standart le te bejne nje rruge andej nga Surreli se edhe aty fshihet nje i semure mendor shume me i rrezikshem se ky qe vrane

    1. Bomba tymyese su ngelen me apo i harxhuan me protestat te teatri dhe te saliu ??
      Po qe te prisnin sa te lodhej plaku i shkrete a sa ti mbaronin plumbat se vetem i mbyllur qe ???
      Po ata police duhen minimalisht perjashtuar e burgosur, ndersa kryepolici qe ha mut duhet shkarkuar

  2. Kulmi i kësaj komedie është thirrja e Saliut nga Viçi doli që i bën Avokatit të Popullit të nisë hetimet për një vrasje që nuk ka ligj në ketë Botë ta dënojë.
    Në rast se do hetoheshin vrasjet që ke bërë ti o Sali ku do të ishe tani vallë!??

    1. Polici horrash e paafte. Tregohet e “forte” me nje te moshuar te semure . Pleh shtet qe vetem vjedh nga mengjesi deri ne darke. Jane bashke plehrat sali rame mete

  3. Super koment..Më e shumta ai mund të ishte asfiksuar me ndonje metod specifike. Kulmi cojne Renean a thua se ishte terrorist

  4. Në botë çdo vrasje nga policia hetohet dhe jo në pak raste janë quajtur vrasje.Sado që përsoni bëri rezistencë një polici elitare arrin t’a neutralizojë pa i shkaktuar vdekjen.Po këta trimat e Ramës nuk mendojnë shumë por hajt t’a vrasim dhe të shohim e kemi nishan të mirë.Pastaj kush do i hetojë. Balla!!!

  5. Nuk e di nëse RENEA mund të kishte pritur apo jo , por është kollaj të flasësh si bythpambuk nga divani apo tastiera. Por të flasë Sali Berisha për këtë tregon një pafytyrësi epike kur ky kriminel urdhëroi vrasjen e 4 Shqipëtarëve që po rrinin me duar në xhepa në bulevardin Dëshmorët e Kombit.

  6. Kjo ngjarje më sjell ndërmend trimin ministër të mbrendshëm Sajmo Tahirin që kur. me urdhër të tij, një ushtri e tërë policësh kishte rrethuar një djalë trafikant droge nga Lazarati dhe e vranë, doli në televizor e mburi policinë duke i përgëzuar ata me “bravo çuna”.
    Ndryshimi është vetëm se i vrari i Qesarakës paskej qenë i gjori shoq i dymetroshit nga mëndja.
    Sado i sëmurë psiqik të ketë qenë viktima e vrarë, e ka pasur kujdesin që ti qëllojë nga këmbët me “sende të forta” familjarët, e jo me kallashnikovin që paska pasur në shtëpi.
    Policia e ka për detyrë të neutralizojë e të arrestojë edhe vrasësit e jo më një të mjerë të sëmurë që nuk ka bërë vrasje.
    Ka pasur me mijra raste që në spitalet psiqiatrike të sëmurë si ai të kenë sulmuar personelin e shërbimit por edhe të afërmit, por cilido që kryen vrasjen e një të sëmuri, ndëshkohet si vrasës me paramendim.
    E filloi Tao Palla detyrën me një vrasje.

  7. Është mënyra e tij për të qenë liberal dhe i lire nga paragjykime personale, pikërisht e kundërta e Sali Berishës, i cili është joliberal dhe i lidhur ngushtë me paragjykime shekullore. Një karakteristikë që e rrit vlerën e Ramës në krahasim me rivalin e tij.

    Pastaj, nëse pas Gimit të ‘Red Bull’ apo Ilir Shtufit, pronarit zyrtar të lejes së ndërtimit, fshihen vërtet paratë e pista të Shkëlzen Berishës, kjo jo vetëm që Edi Rama nuk mund të dijë por mbi të gjitha nuk mund të jetë objekt i asnjë pakti.Ne cilin shtet te europes kur nje njeri me automatik ne dore qellon mbi policine dhe policia nuk i qellon per ta vrare,por komentet dhe shkrimi nuk behen kur ka mbaruar ndeshja dhe rezultati dihet o shpellkare e maloke te salihut qe i jepni rendesi dhe nje pordhe qe ben salihu ne konferenca per shtyp

    1. Po ku e di ti more krimb i haleve të diktaturës enveriste se çfarë do të thotë “liberal”
      Liberal do të thotë të respektosh lirinë e të tjerëve e jo të japësh shembullin e ndyrë të një karagjozi e të shash me gjuhë banale rrugaçërore malsorët, vetëm se mendojnë ndryshe nga ty.
      Kush nuk e vlerësokërka sipas teje “liberalin ” me hallate jashtë Edvin karagjozin , qenka shpellk…. e malok.
      Që nga “maloku” Gjergj Kastrioti apo Skënderbeu, janë mbi 80% e shqiptarëve malsorë të kombit tonë që luftuan me pushkë e me penë që surrati tënd të mos haronte gjuhën shqipe e të jetonte në liri.
      Nëse shqiptarët do të ishin zvaranikë “fushorë” si puna tënde, ilirët do të ishin zhdukur nga Gadishulli ynë e kombi shqiptar nuk do të ekzistonte fare.
      Janë pikërisht ato male e malsorët që kanë jetuar në kullat e tyre si kështjella të vogla e jo në shpella siç shkruan ti injorant, që i dolën zot gjithë kombit tonë.

  8. Nuk eshte entuziazem por mbrojtje nga artikuj idiote si puna ketij qe do fajesoje policine me doemos.
    Policet kane femije ne shtepi qe i presin, nderkohe nje idiot nuk eshte bindur per 8 ore rrjesht dhe gjuante me mitraloz te lehte, qe ka vene ne rrezik dhe komshinjte. Cfare titulli do vendosnit nese vritej nje polic apo i pafajshem???
    Ik o Andi mblidh gruan se eshte kollaj te shash te tjeret….

  9. “I kërkova Angelos Syrigos që t’i përcjellë kryeministrit grek vendimin tim, i cili është gjithashtu një kërkesë e të gjithë banorëve të Himarës, për të marrë detyrën e kryetarit të bashkisë sa më shpejt të jetë e mundur për të ndaluar grabitjen e pronave greke” – shkruan Beleri në statusin e tij.

  10. Para se të merrte koncensionin, Ismail Mulleti ka kaluar përmes dy transfertave bankare 350 mijë euro në llogaritë e Shkëlzen Berishës.

    Në 22 qershor 2012, Mulleti ka kaluar 200 mijë euro në llogari të Shkëlzen Berishës, pasi Shkëlzeni i kishte gjetur për të blerë ca toka në fshatin Rinia në Durrës.

    Duket se ‘shërbimi’ është një kamuflim i një tarife korrupsioni, pasi më vonë babai i Shkëlzenit kryeministër, Sali Berisha, do t’i jepte Mulletit koncensionin 10-vjeçar të markimit të karburanteve.

  11. Sado baltë të hedhë, Sali Berisha nuk e fsheh dot bashkëpunimin me Edi Ramën për kullat; as faktin se aty pastrohen para krimi dhe korrupsioni. Prandaj SPAK duhet të hetojë pa humbur kohë.

    Rasti i kullës, e tregoi qartë para shqiptarëve se kush është pengu, por çfarë halli e shtyn Sali Berishën

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *