• |
ide | kryesore

Kërkohej nga SPAK, policia shoqëron biznesmenin e tenderit të sterilizimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



Biznesmeni Ilir Rrapaj është ndaluar nga policia ne jug te vendit pak minuta më parë dhe është shoqëruar nga autoritetet e policisë. SPAK kishte bërë një njoftim në kufi që Rrapaj të shoqërohej për t’u marrë në pyetje nëse paraqitej në hyrje apo dalje të pikave kufitare. Lajmi u raportua nga gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Sipas të njëjtave burime, biznesmeni Rrapaj po shoqërohet në drejtim të SPAK për të dhënë shpjegime për hetimin për koncesionin e sterilizimit. Nuk dihet ende nëse SPAK do ta arrestojë apo jo biznesmenin, ndërsa hetimet për këtë koncesion vijojnë prej 3 vitesh nga Prokuroria e Posaçme.

Më herët kjo prokurori ka marrë dëshminë e ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish-zv. ministrit Klodian Rrjepaj. Koncesioni i sterilizimit përllogaritet të ketë pasur një vlerë prej 100 milionë eurosh dhe shtrihej në një afat 10-vjeçar. /Marrë nga Balkan Web



2 Comments

    1. Edhe keta nuk jane biznesmene, sipermarres te vertete jane ata qe fitojne pasuri me ndershmeri dhe pune, jo duke marre para pa fund nga buxheti i shtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *