• |
ide | kryesore

Dedikimi i Rita Ora për ditëlindjen e Taika Waititi

Paparazzi, Slider



Rita Ora është e lumtur që ka në krah bashkëshortin Taika Waititi.

Këngëtarja, ndau një homazh për regjisorin Thor: Love and Thunder për nder të ditëlindjes së tij të 48-të të mërkurën, duke e quajtur atë “njeriun më argëtues ,më të zgjuar që kam hasur ndonjëherë në jetën time”. “Ti më mban të bashkuar në momente që nuk mendoj se mundem. Faleminderit që më tregove se çfarë është në të vërtetë dashuria”, shkroi ajo në një postim në Instagram, i cili përfshinte një sërë fotosh dhe videosh.

Për nder të përvjetorit të martesës së tyre njëvjeçare në fillim të këtij muaji, Ora dhe Waititi – të cilët filluan të takoheshin në fillim të vitit 2021 – ndanë me Vogue foto të papara kurrë më parë dhe detaje të dasmës së tyre. Ata i thanë revistës se e mbajtën ceremoninë të vogël dhe intime. “Nuk ishte në Londër apo në Francë siç raportuan të gjithë. Ishte në L.A. me një grup të vogël miqsh,” tha Waititi. “Në shtëpinë tonë!” shtoi RTIATJ.

Ende duke shijuar atë shkëlqimin  pas dasmës, gjyqtarja e The Voice Australia hyri në studio një ditë pas ceremonisë për të regjistruar këngën  You & I, frymëzuar nga dashuria për burrin e saj. “Unë thashë: “Dëgjo u martova dje. Mendoj se duhet të shkruajmë këngën më të mirë të dasmës”, tha Rita ekskluzivisht për PEOPLE, duke kujtuar një bisedë me producentin Cirkut. Ajo përdori posta zanore të vërteta mes saj dhe Taika në krijimin e këngëve për albumin, i cili u hodh më 14 korrik./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *