• |
ide | kryesore

Zëri i Amerikës: Beqaj kontakte të shpeshta me Ilir Rrapajn, fituesin e koncensionit

Arkiva, Lajme, Të fundit



Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar arrestoi sot nën akuzat e shpërdorimit të detyrës, falsifikim dhe mashtrim ish zëvendësministrin e Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, lidhur me koncesionin e sterilizimit të 8 vjetëve më parë.

Biznesmeni Rrapaj u arrestua dje në mbrëmje ndërsa SPAK ka lëshuar 8 urdhër arreste; krahas dy arrestimeve, dy zyrtarë të tjerë Saimir Kadiu drejtor ekonomik dhe M.S janë në arrest shtëpie, ndërsa 4 të tjerë detyrim paraqitje, Arben Gjata, Pertef Mersini, Genc Burazeri, Naile Ajazi.

Ish ministri i Financave Shkëlqim Cani u thirr sot nga SPAK-u si person që ka dijeni rastin, për të shpjeguar qëndrimet hezituese të tij para se kjo kontratë të miratohej.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

Për çështjen e sterilizimit SPAK ka marrë dëshmi edhe nga ish ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, me të cilin biznesmeni Rrapaj kishte vendosur kontakte të shpeshta.

Zoti Beqaj ka hedhur poshtë dyshimet për favorizime korruptive në kontrata.

Prokuroria deklaroi në vitin 2016 se kontrata e sterilizimit nuk ka elemente të veprës penale dhe e mbylli dosjen, por hetimi rinisi pas 3 vitesh kur Nisma Thurrje dërgoi një denoncim në SPAK-un e sapokrijuar.

Drejtuesi i Nismës Thurrje, Endri Shabani, reagoi me një mbështetje për SPAK-un, që po heton këtë çështje, duke theksuar se “populli shqiptar pret drejtësi një orë e më parë”. Opozita mbështeti SPAK-un, duke e nxitur që t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi se koncesionet në shëndetësi janë vepra korruptive të qeverisë Rama, dhe “SPAK duhet t’i shkojë deri në fund zinxhirit të përgjegjësive që kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme për qytetarët shqiptarë, të cilët presin dhe meritojnë drejtësi”.

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.

Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim./VOA



5 Comments

  1. Tani shpresoj ti futen kompanive te tjera italiane e greke qe “bejne” sherbime spitalore e ka mbire si kerpudha me leket e kontribuesve shqipetare qe nuk kane as ilaçe neper spitale..

  2. Dy here te vjedhur taksapaguesit shqiptare; njehere me kredine e marre per qendren e sterilizimit ne QSUT dhe qe kurre nuk u vu ne perdorim, dhe se dyti me koncensionin e Beqajt.
    Si nuk proteston ky popull kur vidhen e poshtrohen ne ekstrem?!
    Beqaj ia kalon Tigrit per vjedhje, eshte elefanti I babezise e vjedhjeve ne keto 11 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *