• |
ide | kryesore

Trajnerët më fitues në Europë: Superkupa afron spanjollin Guardiola me ‘Mbretin’ Ancelotti

-Instant, Sport
Ancelotti



Kush është më i mirë se Carlo Ancelotti në Europë? Asnjë, sepse ish-trajneri i Milan, Juventus dhe Napoli ka fituar më shumë trofe se çdo koleg tjetër i së tashmes dhe i së shkuarës. Nëntë triumfe të përgjithshme në pankinat e Juventus, Milan dhe Real Madrid nga viti 1999 deri në 2022, duke marrë parasysh garat kontinentale të UEFA-s për klube. Ancelotti u bë gjithashtu trajneri i parë që ka fituar 4 Champions League.

Vendi i dytë është i Josep Guardiola. Spanjolli, falë suksesit të katërt në Superkupën e UEFA-s (barazoi rekordin e italianit Ancelotti), është ngjitur në shtatë trofe në total. Në vendin e tretë, me gjashtë fitore, pozicionohet Giovanni Trapattoni, i barabartë me Alex Ferguson. Nereo Rocco dhe Arrigo Sacchi janë gjithashtu ndër 13 trajnerët më të mirë në renditje, fitues nga katër kupa secili me Milan. Në listë është edhe Josè Mourinho, i cili vitin e kaluar fitoi Conference League me Romën. Ndërsa në karrierën e tij në pankinën e Real Madrid, Zinédine Zidane arriti në një kohë shumë të shkurtër të arrijë me pesë trofe trajnerë të mëdhenj si Bob Paisley: tre Champions radhazi dhe dy Superkupa të UEFA-s.

Lexo më tej: Gjesti fantastik i Pep: ja çfarë bëri Guardiola me bonusin nga triumfi në Premier League

Duke marrë parasysh vendet që kanë “fituar” më shumë trofe në pankinë, Italia është në vendin e parë. Janë, në fakt, në total 42 trofe të arritur nga trajnerët italianë. E ndjek Spanja, që është ngjitur në kuotën e 36 trofeve. Një rritje që i atribuohet suksesit të trajnerit të Manchester City, Pep Guardiola në Superkupën e UEFA-s. Gjermania kompleton podiumin, duke lënë pas Anglinë. Me triumfin e Tuchel vitin e kaluar në Champions League me Chelsean, gjermanët e kishin shtuar epërsinë e tyre ndaj britanikëve në 4 distanca.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *