• |
ide | kryesore

FOTO/ U arrestuan për koncesionin e sterilizimit, Rjepaj i qeshur

Lajme, Të fundit



Ka përfunduar seanca në GJKKO ndaj të pandehurve sa i takon koncesionit të sterilizimit dhe gjykata është tërhequr për vendim.

Mësohet se avokatja e ish-zv.ministrit të Shëndetësisë Klodian Rjepaj ka kërkuar një masë më të butë sigurie për klientin e saj ose garanci pasurore.

Në pranga për koncesionin, ra edhe biznesmeni Ilir Rrapaj. Sakaq janë dhënë 2 arrest me burg dhe 4 detyrim paraqitje.

Mësohet se gjatë miratimit të arresteve Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar e ka orientuar SPAK-un që të zgjerojë hetimet edhe ndaj ish ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish ministrit të Financave, Shkëlqim Cani. Ky i fundit u thirr dje nga SPAK dhe ka dhënë dëshminë e tij për më shumë se 3 orë.



11 Comments

    1. Nuk ka faj qe qesh ligji eshte shume i bute per njerez qe vjedhin miliona euro sesa nje fatkeq qe nderton nje kotec pulash pa leje

  1. Ky Rrjepaj donte te genjente Beqajn dhe Ramen, por drejtesia vonon po nuk harron.
    Mjerr Kryeministri jone i ndershem, qe punon me nje tufe hajdutesh. E moren ne qafe.
    Kryem mezi pret rrogen ne fund te muajit, keta e genjejne e i vjedhin sy per sy dhjetera miliona euro. Me vjen keq per Ramen, si arrin e mbijeton mes ketyre hajduteve.

      1. Ore mirë e ka ema!!Alamet kryeministri dhe t’ja fusin kaq kollaj prapa krahëve.Tamam për gjynah osh bo. Babaxhan dhe i ndershëm i shkreti.Te gjithë ja kan pas me hile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *