• |
ide | kryesore

Konçensioni 100 milion euro/ SPAK hapi regjistrat e 1991, Rrjepaj dhe Rrapaj shokë shkolle

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga dosja e Prokurorisë së Posaçme Anti-Korrupsion ku tregohen njohjet mes ish-zv.ministrit të Shëndetësisë, Klodjan Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj, i cili zotëronte shumicën e aksioneve në kompaninë Sani Service që iu dha koncesioni 100 mijë euro i sterilizimit.

Njohja e tij është nxjerrë zbuluar nga regjistrat e fakultetit të Mjekësisë në 1991-1994, ku kanë përfunduar studimet bashkë me shtetasin A.LL., i cili është drejtor në kompaninë koncesionare Sani Service.

Lexo edhe: Arrestimet e SPAK për sterilizimin/ Ku qëndron vjedhja (kronologjia e plotë)

Lexo edhe: Arrestimet e “sterilizimit” 100 mln euro/ GJKKO jep vendimin për 8 të akuzuarit

Po kështu njohjen mes Rrapajt dhe Rjepajt e konfirmoi bashkëstudentja D.N., sipas dosjes së SPAK të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.

“Po e njoh Ilir Rrapajn pasi është nga Vlora dhe kemi qenë studentë bashkë në fakultet, Iliri ka qenë në një brez me mua dhe Klodianin”, ka deklaruar bashkëstudentja.

DOSJA

Më 2 nëntor 2021 në Universitetin e Mjekësisë është kryer këqyrja e dokumenteve të mbajtura për ndjekjen e studimeve nga shtetasi Klodian Rjepaj në këtë Universitet.

Nga këqyrja rezultoi se shtetasi Klodian Rjepaj ka ndjekur vitet akademike në vitet 1990-1998, të ndara në dy periudha. Në vitet 1990-1994 dhe më pas në vitin 1994-1995 nuk ka frekuentuar studimet, për vitin 1995-1996 ka dhe shënimin “përsërit vitin”. Edhe për vitin 1996-1997 nuk ka shënime në regjistër. Më pas rezulton se ky shtetas ka kryer studimet në vazhdim në vitet akademike 1996-1997, 1997-1998 kur dhe është diplomuar.

Në këto regjistra vërehet se ka ndjekur studimet akademike në mjekësi edhe shtetasi Ilir Rrapaj.

Në regjistrin 8 Mjekësi, ku ndodhet emri i shtetasit Klodian Rjepaj, dy rreshta mbi të është i shënuar emri i shtetasi Ilir Rrapaj, të cilët për vitet akademike 1991-1992, 1992- 1993, 1993-1994, kanë ndjekur bashkë vitet akademike. Për vitin akademik 1994-1995 ashtu si Klodian Rjepaj, edhe shtetasi Ilir Rrapaj nuk ka frekuentuar studimet.

Për vitin akademik 1995-1996 ashtu si Klodian Rjepaj edhe shtetasi Ilir Rrapaj ka shënimin “Përsërit vitin”.

Edhe për vitin akademik 1996-1997 nuk ka shënime në regjistër. Gjithashtu, në të njëjtin regjistër në “regjistrin 7”, ku ndodhet emri i shtetasit Ilir Rrapaj, vërehet emri i shtetasi A.LL. i cili ka përfunduar studimet në vitin akademik 1994-1995.

Shtetasi A.LL. rezulton të jetë Drejtor në kompaninë Koncesionare Sani Service që nga krijimi i saj.

Gjithashtu, ai është administrator i kompanisë “Gamaservice”, kompani e cila ka transaksione në shitjet e kryera nga Koncesionari Sani Service për periudhën Prill 2020-dhjetor 2021 në vlerën 116 966 534 lekë (referuar informacionit të marrë nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve). Nga përmbajtja e këtyre akteve rezulton se Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj kanë ndjekur bashkë studimet e larta në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në vitet 1991-1994 (1995-1996 të dy nuk kanë frekuentuar studimet). Gjithashtu, këta të fundit kanë përfunduar studimet me shtetasin A. Ll.

Gjithashtu më 22 dhjetor 2021 është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale shtetasja D. N., e cila kur është pyetur lidhur me faktin nëse ka njohje me shtetasit Ilir Rrapaj dhe Klodian Rjepaj ka deklaruar se: “Klodianin e kam pasur shok gjatë kohës së ndjekjes së studimeve universitare në Universitetin e Mjekësisë në vitet 1990-1992. Më pas unë jam larguar nga Shqipëria dhe kam vazhduar studimet në vitin 1995. Në dijeninë time edhe Klodiani është larguar një vit në Greqi dhe ka lënë studimet e i është rikthyer përsëri më vonë. Gjithashtu kam punuar me Klodianin në Institutin e Shëndetit Publik në vitet 2008-2013, ku Klodiani ka qenë menaxher i programit kombëtar të HIV-AIDS.

Sa i përket njohjes me biznesmenin, D.N. ka deklaruar: Po e njoh Ilir Rrapajn pasi është nga Vlora dhe kemi qenë studentë bashkë në fakultet, Iliri ka qenë në një brez me mua dhe Klodianin.



14 Comments

  1. SPAK bën mirë të hap regjistrat e psikiatrisë dhe të gjejë kartelën e kryepsikos , shok dhome me të ndjerin Klosi , se ndoshta shqiptarët i thërrasin trurit përse dhe si e ka katandisur vendin drejt greminës ky njeri drogaxhi kok e këmb , që s’u fry nga miliardat , droga dhe deliri për pushtet . Ore është i çmendur , kur do ta merni seriozisht???

  2. Nuk jane moterqirat por ” babloku” qe e ka mbush administraten publike deri ne maje te saje

    me hajdut dhe kriminele qe gjithe diten mendojnn e e veprojne si te zhvatin sa me shume nga

    parate e pasurite e qytetareve shqiptare. Per nga 30 euro “babloku” ka mbush burgjet me fukarenj

    se s’kane pas me pague faturen e dritave kurse keta te zgjedhurit e bablokut grabisin diten per

    diel dhe me bekimin e tij qindra milion euro.

  3. Shikoni si ka kryer universitetin e mjeksisë.Copa copa.Dhe e ka mbaruar kur?Kur PS erdhi në pushtet!!Dhe për çudi ndodhen ne ministri të shëndetësisë.Dhe pastaj të mos vjedhin!!

  4. “Sali mos u nxito me Agim Zeqon se e ke zakon që thua nuk di çbën djali pastaj. Shiko kush ta ka paguar ndërhyrjen në klinikë në Vjenë. Jo për gjë por ai se mban dot nderin pa e treguar gjithandej”,Dhe salihut i kane hapur letrat ne gjendjen civile ne tropoje ku salihu ka nderruar emerin dhe diten e lindjes,arsyen e dine ne spak.nga salih ne Sali nga 14 korrik ne 14 shtator afer dite lindjes se babit enver

  5. Nuk pritet tjeter nga keta dy hajdute, e tregojne mbiemrat; Rrjepaj e Rrapaj, rrjep e rrap prape e rrjep e rrap se kemi hiper hajdutin qe na mbron!

  6. 12 vite më parë një kryeministër vrau në mes të bulevardit, u mburr që vrau katër qytetarë të paarmatosura, të parrezikshëm dhe të pambrojtur përballë plumbave të tij, dhe jo vetëm që nuk është pyetur pas 12 vitesh pse i vrau, por pengoi në mënyrë brutale drejtësinë të hetonte, nuk dorëzoi gardistët të hetoheshin, prishi provat e serverit të Kryeministrisë, nuk lejoi prokurorët e gatshëm të merrnin prova në vendngjarje duke i fshirë plumbat me fshesë në sytë e tyre,zv ministri qe ne kohen e salihut pastaj i rames por eshte i ilir metaj o cecene komentues

  7. “Sali trego faturën e klinikës jo përralla. Po qe se e ke paguar vet ishte mirë ta deklaroje si shpenzim tek deklarimi i pasurisë.

    Se nuk është shifër e vogël që mund ta fusësh cash në bankë. Boll u fshehe pas fustanit të zonjës Karo meqë ke qejf të flasësh me emra të deformuar”

    1. Me fal “dy mbi ty” nga fshati moterqiraj je? Pa te ofenduar.
      Po e kam kuptuar gabim te kerkoj ndjese. Po e ke me mua, nuk merzitem, se nga moterqirajt keto pret. Ndonje iso qibythore mund ta kendosh per partine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *