• |
ide | kryesore

Foto Lajm/ Të gjithë në Green Coast! Pas Melonit, Checco Zalone zgjedh resortin shqiptar për të pushuar

Lajme, Paparazzi



Lajmet se italianët po “pushtojnë” me turistë bregdetin shqiptar këtë verë, nuk duket aspak ekzagjerim. Pas qëndrimit të kryeministres italiane Giorgia Meloni për tre ditë në Shqipëri, një tjetër personazh i famshëm sapo ka nisur pushimet e tij në resortin e Green Coast. Ka qenë Marcela Lati ajo që ka zbuluar e para se në Green Coast ndodhet për të pushuar komediani, regjisori dhe skenaristi i njohur italian Checho Zalone.

Miqtë e shumtë të Marcelës, personazhe të njohur duket se janë befasuar që kanë parë edhe Zalonen në brigjet e Palasës, teksa Marcela i ka nxitur që të mos presin shumë, por “të vrapojnë” për në Palasë për ta takuar atë nga afër. Me këtë thirrje duket se do të kemi shumë trafik për në jug këtë fundjavë!

Green Coast, hoteli më i madh me vila në detin Jon ka qenë destinacioni i preferuar i personazheve VIP

Këto ditë, në këtë resort po pushojnë shumë personazhe të tjerë të famshëm si Ermal Meta, apo Ylli Limani, të cilët nuk kanë hezituar të ndajnë dhe momentet më të gëzueshme nga qëndrimi aty.

Luca Pasquale Medici, i njohur ndryshe me pseudonimin Checco Zalone është i famshëm kryesisht për rolet në filmat komedi përmes të cilave ka bërë të qeshin miliona fansa në mbarë botën.

Mjafton të kujtojmë komedinë e famshëm “Cado dalle nubi” (Bie nga retë), apo “Che bella giornata” (Sa ditë e bukur) për të sjellë ndër mend batutat e tij të famshme.

Tani mbetet për të parë se ç’të famshëm të tjerë do të mund të pikasim në Green Coast, i cili duket se po konkurron denjësisht resortet e tjera luksoze në vende si Greqia apo Kroacia ku zgjedhin të “fshihen vipat”.(artikull publicitar).



12 Comments

    1. duket qe qeke trap komplet. Bo sikur flet italisht dhe nuk njeh komikun kryesor te italise 15 vitet e fundit..Apo ti je akoma me Finès dhe Fernandel

  1. Shkruhet me dy z or i paemër 14:57.Cazzo!! Zalone është një komik Italian nga Puglia.Mbiemri i tij po t’a ndesh Zalo -ne bie në sy që rrënja që është tipik një mbiemër shqiptar.Pra në origjinë të largët ka gjak me në.Ne është prapa shtesë tipike për gjuhën italiane. Ndoshta thirja e gjakut e ka bërë të vijë në Shqipëri.E njëjta gjë dhe më kryeministren Meloni.Po të veçohet mi del Melo një mbiemër i përhapur në Shqipëri.

  2. Lajm i paguar nga vete green coast. Resort bythqirash i ngritur ne token e vjedhur me dhune te nje banori te zones. Ptu morra provinciale

  3. Portali anti-oligarkik i Bushatit dhe Shkullakut qe i ben fresk krye-oligarkut qe vjedh prona ne gjithe Shqiperine!

  4. Checco zalone shte nje nga humoristet me te mire ne Itali. Prezenca e tij i djep xme shume lluster prezences turistike ne Shqiperi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *