• |
ide | kryesore

Dosja e SPAK/ U zhduk kontrata origiinale e koncensionit të sterilizimit, sekuestruam kopjen

Arkiva, Lajme, Të fundit



Kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur, sipas të dhënave në dosjen e Prokurorisë së Posaçme e Antikorrupsionit.

Kontrata e firmosur nuk është gjetur në arkivën e ministrisë së Shëndetësisë dhe është sekuestruar kopja e dokumenteti.

Sipas SPAK, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse.

Në dosje thuhet se “dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit”.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, shkruhet në dosje.

Pritet që ky skandal të zgjerojë edhe më tej hetimet për aferën me koncesionin e sterilizimit.

Kujtojmë se deri më tani 7 zyrtarë dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, fituesi i koncesionit, janë akuzuar zyrtarisht nga SPAK për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim.

Në pranga kanë rënë, biznesmeni Rrapaj dhe ish-zv.minitri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj.



7 Comments

  1. Kjo nuk eshte me per te qeshur. U zhduk kontrata ?????
    Kallzim, ndjekje, Burg… per:
    1. Fshehje provash per konsumimin e vepres penale, cilido qofte,
    2. Zhdukje e Dokumentit Zyrtar Shteteror, veper penale me pasoja te renda, cilido qofte,
    3. Dhenia e ndihmes ne zhdukjen e dokumentave zyrtare, VEPER E RENDE PENALE, KRIM I RENDE DHE BASHKEPUNIM ME ORGANIZATE KRIMINALE TE MIRESTRUKTURUAR
    4. ASGJESIMI I PROVAVE DHE DOKUMENTEVE ZYRTARE ME PASOJA TE RENDA PER BUXHETIN E SHTETIT…..

    OUUUUUUUUU, KAM KOHE SA TE DUASH POR KY KONDILI ALIAS “KANDILI (BANDILLI)” DUHET FSHIRE NJE ORE E ME PARE NGA SPAK SE DO VAZHDOJE TE BEJE DEME AKOMA ME TE RENDA

    GJIKNURI….. , Jashte qeverise dhe partise, ne pritje te embel te burgut

    BEQAJ…. , i angazhuar direkt nga kryeministri i dardhave per ti shpetuar byçen, edhe ky ne pritje te embel

    MANASTIRLIU…. , per kete bleten punetore dhe grenxat e tjera te ridhjerjes duhet krijuar Burgu Nr. 326
    SPIROPALI… , kjo ben edhe filma …. tek 326
    XHAÇKA…. , aktore tek 326
    PELESHI….. , per pesticidet, per elikopteret dhe per kanabisin ne zall herr, rol kryesor ne filmat e spiçkopidhes…
    KRIFCA…. , per te gjitha zullumet me IPARD II dhe III, per akademine e çobaneve, akademine e grenxave dhe per te gjitha akademite e ridhjerjes
    MARGARITI…. , per zhdukjet e vlerave kulturore te nje vendi me histori mbi 3-mije vjeçare
    KUMBARO…. , per spiunazh ne bregdet (e kamufluar si trans-qi-nore)

    iku gjysma e qirje-verise…. dhe e bandes RILINDJE ME PASOJE VDEKJEN….

  2. Është mentaliteti i frymëzuar nga një bajraktar malesh, i cili e ka konceptuar dhe vijon ta konceptojë politikën sipas kanunit të maleve, ku meritokracia e vetme është bindja e verbër ndaj tij dhe mënyra e vetme për të qëndruar gjatë në politikë është debilizimi për të pranuar gjithçka, edhe kur është kundër çdolloj logjike. PD në këto tri dekada ka vuajtur dhe vijon të vuajë nga verbëria e turmës

  3. Edhe nje komshiu i im ne vitin 2014 pasi erdhi kjo banda ne pushtet zhduku kontraten e dritave

    dhe nuk pagoi dy muaj, dhe per 60 mijer leke e futen ne burg ne mes te dimrit 5 muaj dhe mori

    kredi te fondacioni Besa 2000 euro per tua dhene gjyqtareve se rrezik akoma do ishte ne burg.

  4. Ke shkruar shume bukur ti per bajraktarin e PD por je jashte teme. Sepse ceshtja eshte qe taksat e mia po vidhen dhe jo vetem ato por te gjitha pronat publike po i merr gruaja e kryeministrit me hajdut qe ka pare ndonjehere ky vend i varfer! Ke ndonje koment per hajduterine, dhe vrasjet me urdher te Edi Rama per zhdukjen e fisit Martinaj?

  5. Se mos harroj, ky vend me KM non-grata nga USA qe nuk e shpallin media, merr borxh cdo 3 muaj jashte vendit ne emer te shqiptareve shuma parash jashte mase te larta (sa gjysma e shumes qe u mblodhen ne event te posacem te gjitha ato vendet per rindertimin nga termeti) dhe me interesa dyfish normales, plus eshte hedhur ne sulm me banka e dreq e shejtan qe t’i shese cdo shqiptari brenda vendit bono te dhjera pa vlere te nje shteti qe nuk mbulon dot as kaken e vet ne plazh! Ketu eshte nje tragjikomedi era vdekje, faliment total, kurveri alla Gjici te nje Partie ku aderojne kurva deputete qe shkerdhehen me bosa ndertimi, te mos ja permend emrin njeres prej tyre dhe atij bacit!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *