• |
ide | kryesore

BIRN: Beqaj mbrohet me emisionin e sponsorizuar nga PPP-ja e sterilizimit

Arkiva, Lajme, Të fundit
beqaj



Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka reaguar ndaj lajmeve në media se është marrë nën hetim nga SPAK në lidhje me rolin e tij në skandalin e kontratës të partneritetit publik privat për sterilizim e instrumenteve kirurgjikale.

Beqaj ka postuar në faqjen e tij në Facebook një seri intervistash, ku shfaqen mjekë të njohur, përfshirë edhe rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata, ndërsa ngrenë lart me superlativa kontratën PPP për menaxhimin e integruar të instrumenteve kirurgjikale.

“Më mirë se vetë mjekët, askush nuk e kupton çfarë ndryshimi ka sjellë ky shërbim në kirurgjinë shqiptare,” shkruan Beqaj, në një postim që shoqëron intervistat.

Intervistat janë marrë nga emisioni televiziv ‘Hipokrati’ në Top Channel, i transmetuar në shkurt të vitin 2020. Ajo që Beqaj dështon t’i shpjegojë ndjekësve të tij në Facebook dhe opinionit publik është fakti që ky emision kishte gjatë kohës së transmetimit një kontratë sposorizimi 6 mujore me kompaninë koncesionare ‘Sani Service’ shpk me vlerë 5 mijë euro në muaj.

Gjithashtu, Beqaj nuk përmend faktin se producent i emsionit ‘Hipokrati’ është Raimond Cimbi, një ish-drejtor prokurimesh në Ministrinë e Shëndetësisë gjatë kohës që Beqaj ishte ministër.

I pyetur nga BIRN mbi shpërdarjen e videove propagandistike nga një emision që përmban ‘reklama të fshehura’, për PPP e sterilizimit, Ilir Beqaj deklaroi se fakti që ato ishin paguar nga ‘Sani Service’ nuk i hidhte poshtë.

“Mjekët e vënë theksin tek instrumentet e rinj modernë, materialet e buta trup e shtrat njëpërdorimësh, dezinfektim steril të sallave. Evidentojnë statistika të sakta dhe ulje ditëqëndrimi në spital,” tha ai.

Të enjten, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi arrestimin e ish.zëvendës ministrit të Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe një prej pronarëve të kompanisë koncesionare ‘Sani Service’, Ilir Rrapaj.

Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Rrjepaj akuzohet për veprat penale të “falsifikimit të dokumenteve” dhe “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa biznesmeni Ilir Rrapaj për mashtrim me pasoja të rënda, parashikuar nga neni 143/3 i Kodit Penal.

SPAK njoftoi gjithashtu se ishin ekzekutuar gjashtë masa të tjera sigurie ndaj anëtarëve të komisionit të dhënies së koncesionit, dy prej të cilëve me arrest shtëpie dhe katër të tjerë me detyrim paraqitje pranë oficerit të Policisë Gjyqësore, një prej tyre ndaj rektorit e Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata.

Por gjyqtari i masës së sigurisë, Erion Bani çmoi se provat në dosje ishin të mjaftueshme për të inicuar ndjekje penale edhe ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe atij të Financave, Shkëlqim Cani.

I pyetur për këtë fakt, prokurori Edvin Kondili i tha BIRN se hetimet për dy ish-ministrat po vazhdonin nga SPAK.

Në faqen 145 të vendimit të Gjykatës së Posaçme për masat e sigurisë ndaj Rrjepajt, Rrapajt dhe të tjerëve, shkruhet se në 1 nëntor 2019, kompania koncesionare ‘Sani Service’ lidhi një kontratë me “Inov Production”, me administrator Raimond Cimbi, për bashkëpunimin në kuadër të emisionit “Hipokrati” që transmetohet në Top Channel.

“Pagesa që do të kryhet nga SaniService është 5000 euro në muaj nga data 01.11.2019 deri në datë 31.04.2020 (muaji prill ka 30 ditë)”, citohet kontrata në vendimin e gjykatës.

Beqaj nuk iu përgjigj pyetjeve mbi ligjshmërinë dhe etikën e këtij transaksioni që transferonte paratë e taksapaguesve për sterilizimin e mjeteve kirurgjikale në pagesa reklamash për kompaninë e produksionit të ish-zyrtarit të ministrisë së Shëndetësisë.

Ai ndërkohë pranoi se e njihte producentin e emisionit ‘Hipokrati’.

“Gjatë kohës që unë kam qenë ministër i Shëndetësisë, R.Cimbi (Raimond Cimbi) ka punuar si drejtor drejtorie në MSH(Ministrinë e Shëndetësisë”, shkroi Ilir Beqaj nëpërmjet aplikacionit ‘Whatsapp’.

Ilir Beqaj, i cili drejton sot Agjencinë Shtetërore të Programit Strategjik të Koordinimit të Ndihmës, po hetohet nga SPAK me lidhje me veprimit dhe mosveprimet e tij dhe shkeljet e procedurave të dhënies së koncesionit të sterilizimit kompanisë ‘Sani Service’, në pronësi të biznesmenit shqiptar Ilir Rrapaj dhe ortakut të tij italian, Umbro Staccini.

Lista e shkeljeve përmban një studim fizibiliteti me të dhëna të rreme në kundërshtim me ligjin; hartimi i kritereve në mënyrë të tillë që t’u përshtateshin gjendjes reale të kompanive të përzgjedhura paraprakisht si dhe mosveprimin e Beqajt për zgjidhjen e konfliktit të interesit mes Rrjepajt si kryetar i komisionit të koncesionit dhe Rrapajt si përfitues i tij.

Shkelje ligjore janë gjetur edhe gjatë negocimit të kontratës koncesionare, që sipas gjykatës kanë qenë “dukshëm në favor të kompanisë së shpallur fituese, në dëm të interesave të shtetit”. /Reporter.al



11 Comments

  1. Ky ilir beqja me duart perpjete me kujton gjush akulloren ne fakt kane ndare para me njeri tjetrin se ky i ndershmi i rames qe i ka besu edhe fondet e europes fitonte tendera nga gjushi kryetar bashkije … E humbi nje here mandatin por rama ja dha prap se ky eshte hajdut mjaft i pergatitur por edhe shume i paftyre ….

  2. Dhe thote Ramazani se “ska hajdute te gjate”:). Keto te rilindjes nuk jane individe te gjate, por ekip palloshash hajduto-bandito-komunisto-narco-lgbtq2+ me ne krye shtogun e rritur ne mut Rama-zan Rama.

  3. Po ku pyet gazetaria e vertete shqiptare per sponsorizime?!

    Se po te vazhdojme me logjiken tuaj i bie qe Lapsi nuk “denoncon” “BETONIZIMIN e llahtarshem… e tëmerrshem… te Manes” thjesht sepse Balfin nxjerr here pas here reklama tek ta?!

    Po kjo do ishte e paimagjinueshme!

    Gazetaria jone njihet per integritet te larte (ne nje shkalle krahasimi nga kembet tek fundshpina).

    Pu pu pu… kurva i thote kurves “kurve”.

    Ja keshtu jeni katandisur o te zinj!

    Po e dini kush e keqja?! Qe nje dite besueshmeria juaj do preki nivele aq te uleta sa nuk do t’i hyni me ne pune as tutoreve tuaj.

    Do beheni si ato kurvat plake nen Meth… te holla deri ne kocke, nje dhemb po nje dhemb jo… qe qihen me ke t’i dale rruges… thjesht per nje doze.

    1. O të qifsha greket e fisit ne bythë, po si plas sytë që artikulli është i BIRN o kokë kari!

  4. Emisioni mund te kete qene i sponsorizuar, por deklaratat e mjekeve dhe statistikat e permendura mbeten.

    Ky eshte thelbi i ceshtjes se sterilizimit: PPP-ja funksionon!

    Per ket arsye SPAKu fhe mediat opozitare po lodhen te qarkullojne ne opinionin publik indicie rrethanore me qellim krijimin e pershtypjes se fajesise

  5. Une nuk di se si deri tani SPAKU nuk i hyre veprimarise se Top Chanelit deri me sot.

    Nje TV gjobaxhi dhe drogmenesh

  6. Top Chanel keshtu bente edhe per inceneratoret 9bashke me shume TV te tjera ne fakt). Askush nuk ma shpjegon dot se pse kompani qe kane monopole ne treg (sterilizimin, incenerimin) duhet te bejne reklame e sponsorizime, pervecse per te shperndare ligjshem ca para te paligjshme (pastrim parash e ryshfete te fshehura). Meqe jemi ketu SPAK do bente mire te hetonte edhe pasurite e ketij Cimbit dhe te shoqes, se gojet e liga thone se ishin mjet per te vjedhur e ndare parate me eproret e tyre

  7. Top Chanel keshtu bente edhe per inceneratoret (bashke me shume TV te tjera ne fakt). Askush nuk ma shpjegon dot se pse kompani qe kane monopole ne treg (sterilizimin, incenerimin) duhet te bejne reklame e sponsorizime, pervecse per te shperndare ligjshem ca para te paligjshme (pastrim parash e ryshfete te fshehura). Meqe jemi ketu SPAK do bente mire te hetonte edhe pasurite e ketij Cimbit dhe te shoqes, se gojet e liga thone se ishin mjet per te vjedhur e ndare parate me eproret e tyre

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *