• |
ide | kryesore

U zhduk kontrata origjinale e “sterilizimit”/ SPAK: Kemi origjinalin e kopjes!

Arkiva, Lajme, Të fundit
Rama dhe Beqja



Disa ditë pas lajmit se kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është zhdukur nga arkiva e Ministrisë së Shëndetësisë, prokurorët e SPAK ka dalë me një sqarim, duke thënë se ky dokument është gjetur në institucione të tjera.

SPAK më herët kishte marrë vendimin për sekuestrimin e praktikës së plotë dokumentare origjinale të procedurës së koncesionit të sterilizimit, por janë gjendur përpara një situate të papritur.

“Në zbatim të këtij vendimi, oficerët e policisë gjyqësore kanë sekuestruar dosjen e koncesionit pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Gjithashtu duhet theksuar se me gjithë kërkimet në institucion dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, zyrtarët e këtij institucioni nuk gjetën dhe nuk venë në dispozicion kontratën origjinale të koncesionit dhe as anekset përkatëse. Dokumentacioni i sekuestruar është origjinal i kopjes së njehsuar të dërguar nga ministria e Shëndetësisë për sa i përket procedurës së dhënies së koncesionit me shkresën numër 910/ 1 datë 19 shkurt 2020”, thuhet në dosjen e GJKKO.

Ky koncesion është gjetur me shkelje për veprat penale korrupsion, falsifikim dhe mashtrim, ku deri më sot dëmi ekonomik përllogaritet në 76 milionë euro. Masat e arresteve për 8 të akuzuarit janë dhënë që më 23 qershor por zbatimi i tyre është zvarritur deri më sot.

Pas hekurave për këtë aferë është ish-zëvendësministri i Shëndetësisë, Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe është dhënë masa ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ për 6 zyrtarë të MSH-së.

Ish-kryeministri Sali Berisha në një deklaratë për mediat tha sot se kontrata origjinale e koncesionit të sterilizimit është depozituar në disa institucione.

“Dje, mediat informuan nga prokuroria e posaçme se ky organ nuk kishte kontratën origjinale të vjedhjes së dytë të shekullit. Informojmë shqiptarët se kontrata origjinale është e depozituar:

-Në Prokurorinë e Tiranës, e cila pas 3 vitesh dhe 300 mijë euro ryshfet, e shpalli atë në përputhje me ligjin.

-Në protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.

-Në Ministrinë e Drejtësisë.

-Në Ministrinë e Financave, thesari i të cilës nuk mund të bëjë asnjë pagesë pa pasur kontratën origjinale.

-Në FSDKSH, organ që mund t’i bëjë asnjë pagesë kontraktonit pa kontratën origjinale.

-Kopjen origjinale e disponojnë të gjithë spitalet ku kryhet shërbimi.

-Kopjen origjinale e ka kontraktori i këtij shërbimi.

Për të gjitha këto, PD u bën thirrje qytetarëve të ngrihemi sa më parë në protesta të fuqishme për të marrë në dorë fatin tonë dhe për të shpëtuar Shqipërinë nga kjo organizatë kriminale që drejtohet nga Edi Rama”, tha Sali Berisha.



10 Comments

  1. Ish-zv.ministri i Jashtëm grek: Beleri nuk është njeri i pafajshëm, ka një histori të errët politike,populli i salihut kapos se klanit mafioz te Trustit te Geshtenjave do te tregoje qe ka dipllome Kristali,akoma o populli i beson Llaxores kurve serbo greke.Bllof i madh i salih karaxhic berisha dhe portHaleve qe ai financon

    1. A e shikoni se ku e kane katandisur kete vend KRIMINELI NDERKOMBETAR SOROS & BANDA RIVDEKJA?! SPAK/GJKKO, thone ne dekleraten zyrtare; “origjinali i kopjes se njesuar”, o bastarde paarsim, IDIOTA/IDIOTE te RIVDEKJES SOROSIANE, nuk mundet qe te kete origjinal kopjeje te njesuar, por, ka; “KOPJE TE NJESUAR ME ORIGJINALIN”, o derra, qe i skuqni faqen nga turpi edhe vet injorances dhe turpit, keshtu eshte kur kur cakton prapanicen per shef guzhine (edvin kristaq ramen) per menu ke vetem m*t, mos prisni gje tjeter, KAQ!

    1. rama ???

      jo !

      sepse eshte me kartele tama ne psikiatri me trajtim te bere nga rakacolli dhe qe vazhdon ndiqet po nga rakacolli

      nese e marrin te pandehure ramen do thote jam me kartele

      ja dil nga merua dhe pyete se ai ia ka botuar origjinalin kur i lepihej berishe

  2. Kontrata që të jetë e vlefshme do të duhej të ishte e regjistruar në protokollin zyrtar të ministrisë. Vetëm pas këtij momenti dokumenti i nënshkruar bëhet akt nga ku fillojnë pasojat juridike. Numri i protokollit dhe vula e ministrisë e bëjnë dokumentin autentik dhe sigurisht origjinal.

    Qartësisht duket që kontrata nuk është regjistruar as në protokoll, ndaj s’ka sesi të gjendet edhe në arkivë.

    Mos gjetja e këtij akti në protokollin dhe arkivën e ministrisë së Shëndetësisë, si ministri burimore e aktit,e bën vetë aktin pa fuqi ligjore.

    SPAK, në këto kushte duhet menjëherë të urdhërojë ndalimin e pagesave nga Thesari, i cili nuk dihet se me ç’akt ka bërë pagesat dhe të urdhërojë kthimin e çdo qindarke të paguar mbrapsht në buxhet.

    Deklarimet e tipit “e gjeta Vangjel” janë për skenar filmash dhe jo për qëndrime zyrtare.

    E përsëris, dokumenti i nënshkruar nga ministri, nuk bëhet dot akt pa u regjistruar në protokoll dhe pa marrë vulën e institucionit burimor.

    Nëse kontrata nuk gjendet e regjistruar në protokollin dhe më pas në arkivën e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është zyrtare.

  3. A e shikoni se ku e kane katandisur kete vend KRIMINELI NDERKOMBETAR SOROS & BANDA RIVDEKJA?! SPAK/GJKKO, thone ne dekleraten zyrtare; “origjinali i kopjes se njesuar”, o bastarde paarsim, IDIOTA/IDIOTE te RIVDEKJES SOROSIANE, nuk mundet qe te kete origjinal kopjeje te njesuar, por, ka; “KOPJE TE NJESUAR ME ORIGJINALIN”, o derra, qe i skuqni faqen nga turpi edhe vet injorances dhe turpit, keshtu eshte kur kur cakton prapanicen per shef guzhine (edvin kristaq ramen) per menu ke vetem m*t, mos prisni gje tjeter, KAQ!

  4. Kallezimin ne SPAK e dorezoi PD e Lulit, thjesht e dorezoi, sepse gjasat jane qe hartimin e atij materiali ta kete bere nje dore e kujdesshme anglishtfolese.
    Hetimi i asaj kulle ka gjasa te zbuloje te vetmin rast ne Evrope kur fluksi me i madh opozitar shet lekuren me stil gabi”Klani mafioz Trusti i Geshtenjave qe drejtohet nga salih karaxhic berisha

  5. Janë nja dy të pa emra këtu që i fryjnë fyllit në një vrimë.Te sëmurë mendorë më keq se komandari i tyre.Rama e rilindja qelben era m.. këta gjykojnë e fajësojnë Berishën!!!

  6. Berisha e ka fajin dhe per kontraten qe s’gjendet gjekundi!?
    Ketu dhe popullika lajthitur, edhe pas 11 vitesh ne opozite akoma fajesojne Berishen.
    Albanistani I ripjerdhur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *