• |
ide | kryesore

12-vjeçarja i dha fund jetës në Pogradec/ Xhaxhai: Vuante mungesën e nënës

Arkiva, Lajme, Të fundit
Pogradec



Një ngjarje e rëndë ndodhi mesditën e së martës në Pogradec, ku një 12-vjeçare dyshohet se i dha fund jetës duke u vetëvarur në një kasolle afër banesës. Xhaxhai i saj i tha News 24 se vajza kishte vite larg nënës së saj pasi prindërit i kishte të divorcuar. Këtë verë, pas 5 vitesh ishte takimi i tyre i parë gjë që mendohet të ketë rënduar psikologjisht vajzën e cila vuante mungesën e nënës së saj.

“Në orën 2 më merr vëllai në telefon dhe më thotë kështu, kështu ajo mbesa është varur. Çfarë thua i thashë bre, se nuk kishte ndonjë gjë të ankoheshe se ishim familje e mirë. Duheshin, i mbante mirë. Sot ndjemë lajmin e hidhur. E kishte gjetur e gjyshja bashkë me të ëmën (njerkën) që ka aty. Ato e kishin kërkuar se kishin prerë një cikë dushk për kecat, kur ajo… Ajo ishte varur atje ku u shtihet dushk kecave.

Jetonte me babain, me të ëmën (njerkën). Shkonte në klasë të 7 më duket. Mësonte. Ishte shumë e mirë, pa probleme. Unë nuk e di çfarë mund ta ketë shtyrë. Nuk jam në brendësi. Unë kur e mora vesh më erdhi shumë keq. Nuk dëgjonim gjë të grindeshin. Them ngaqë kishte nënën të larguar. E takoi vetëm një herë këtë behar. Ka 4-5 vjet e larguar, këtë behar para dy muajsh e takoi, e kërkoi.

Nuk e di ka ikur, ju lut ky (babai i vajzës) për ta marrë po ajo (nëna e vajzës) nuk donte. Ndihem shumë keq. Nuk ka pasur asnjë shqetësim. Shkonte për bukuri. Nuk i ndihej zëri fare. Me vëllezërit dhe motrat e tjera shkonte mirë shumë. Ajo rriti dhe 2 të tjerë. Nuk mendoj të jetë ndikuar nga ndonjë gjë tjetër. I shkonte mëndja te e ëma, edhe këta e donin, e kanë rritur. Gjyshi dhe gjyshja e donin shumë. Ata bënë çmos që e mbajtën ta rrisnin me shumë dashuri mirëpo ja që s’del. S’vete atje ku duhet” – tha xhaxhai i vajzës së mitur.

Ngjarja ka ndodhur këtë mesditë në fshatin Buzaishtë të njësisë administrative Velçan në Mokër. 12-vjeçarja u gjet nga gjyshja e cila lajmëroi më pas policinë. Vajza jetonte me babain, njerkën, gjyshen dhe fëmijët e tjerë që babai i ka nga martesa e dytë. /Panorama



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *