• |
ide | kryesore

PD denoncon vjedhjen e sistemit “TIMS”: Të ndërhyjë SHBA

Arkiva, Lajme, Të fundit
Noka



Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka, deklaroi sot se dosja e operacionit “Metamorfoza” i ka futur frikën qeverisë dhe administratës. Noka i bën thirrje SHBA-së të ndërhyjë.

“Paniku i dosjes voluminoze të operacionit ‘Metamorfoza’ i ka futur në punë të paligjshme, në ekstra time, krimo-hajdutët e qeverisë dhe administratës. Çdo gjë për të fshirë gjurmët e provave që lidhin krimin e organizuar me pushtetin dhe majat e tij,” nënvizoi ai.

“Mënyra më e mirë për të fshirë gjurmët, – tha Noka në denoncimin e tij nga selia e PD, –  është magazina e të dhënave apo databaza, dhe sistemi TIMS është vetëm një prej sirtarëve në depon e madhe të informacionit.

Edi Rama angazhon ata që kanë përvojë në vjedhje dhe tjetërsim të të dhënave publike. Ndër ta Ervin Muçën që, pasi vodhi serverin e tatimeve, targat e makinave, nr e telefonave etj, në vend që të dënohej, u gradua drejtor IT në Policinë e Shtetit. Qëllimi ishte i qartë: fshirja e gjurmëve që do të lidhnin të dhënat e dala nga operacioni “Metamorfoza” në sistemin TIMS dhe databaza të tjera të të dhënave të shtetit.

Frika e tyre është me bazë të fortë. Ata e dinë se gjithë qeveria është këmbë e kokë në atë dosje. Për këtë kishte vetëm një rrugë: shkaterrimi i të dhënave, sepse te ato të dhëna është fundi i Qeverisë.

Shërbëtori i Edi Ramës dhe bandës së tij, Ervin Muça kaloi nga Tatimet te Policia, edhe pse ai ishte në krye të vjedhjes së të dhënave të 630 mijë shqiptarëve nga database e Sistemit Cats të tatimeve.

Dy vartës të tij u dënuan me shërbim prove, ndërsa Muça u gradua sepse e priste një detyrë e re kur të vinte koha.

E rvin Muça mbrohet nga Ardi Veliu, kreu i Autoritetit të Mbikqyrjes Policore, famëkeq për përfshirje në të gjitha dekonspirimet e informacioneve të krimit të organizuar. Veliu është ushtari i Ramës që inskenoi bllokimin e Komisariatit nr, 3 ku ndodhen serverat e policisë.

Kjo vjedhje e kryqëzuar dhe e organizuar, detyroi me të drejtë, Ambasadën Amerikane të ndërhynte.

Por jo Prokurorinë, jo SPAKU-n, jo drejtësinë e rilindur të partisë së punëve të zeza dhe socializmit anti-shqiptar.

I vetmi angazhim shtetëror kane qenë kërcënimet ndaj eksperit të IT Gent Progni, që e zbuloi dhe e publikoi këtë batërdi, këtë hedhje në erë të të dhënave, kufijve dhe databazës së shtetit shqiptar.

Partia Demokratike e dënon me forcë këtë bashkim forcash për të fshehur të vërtetën, për të rrënuar shtetin, dhe u bën thirrje vendeve partnere, me në krye SHBA, të ndërhyjnë urgjentisht në kanale zyrtare ose jo. Çdo kërcënim për sigurinë kombëtare të Shqipërisë është kërcënim edhe për NATO-n. Cdo vonesë në reagim është një ditë më shumë për krimin e organizuar me proteksion shtetëtor që i ka duar në të dhëna sensitive.”



10 Comments

  1. Shi Foltorja… me kryetarin Non Grata nga amerikanet… i lepihet amerikaneve.

    Bejne si te zellshem.

    Po ju po te ishit kaq te zellshem me amerikanet kishit hequr nga kryetar i shoqates tuaj, krye-non graten apo pronarin e kulles anash pallatit te kultures.

  2. Jo vetem per te kompromentuar TIMS ne menyre per te mbuluar historikun e levizjeve te Rames dhe organizates se tij enveristo-kriminale.

    Por, per te planifikuar dhe implementuar vjedhjen e zgjedhjeve te ardhshme te pergjithshme, intimidimit te zgjedhesve, dhe sabotimit te zgjedhesve nga jashte vendit, permes modifikimit dhe zgjerimit te sistemit te paligjshem, paralel, te fshehte dhe kriminal elektronik te njohur si “Patronazhisti”.

    Skandal mbi skandalet!

    E ashtuquajtura “Quds force”qe “hakeron” sistemet shteterore te te dhenave Shqiptare nuk na qenka ne Teheran, por perreth selise se PS ne Tirane!

    Eshte kaq tronditese te mesosh qe Drejtori i Policise se Shtetit, qe ka detyre te siguroje rendin nga shkelesit, emeron nje shkeles te provuar, ne neperkembje dhe shperdorim ekstrem te detyres, me gjasa pas nje ndikimi nga ministri ne detyre i brendshem, ky i fundit ne sinkron dhe dakordesi te kryeministrit. Nje recidivist hakerimi partie i cili mision prioritar qysh diten e pare ka te targetoje, nderhyje, vjedhe, modifikoje, eksportoje bazen e te dhenave TIMS komplet ne shkelje te rende dhe dhunshme te akteve normative dhe sigurise!!!

    Akoma me e llahtarshme behet ngjarja kur habitshmi mesojme qe vete personeli ne detyre i policise refuzon, denoncon, me force duke ndjekur rrugen ligjore te brendshme, dhe vetem pas zero reagim nga “shefat” detyrohet te publikoje “Snowden” e Rames ne media!!!

    Ne vend qe SPAK menjehere te nise kryesisht hetim, kunder “memeceve” per ngjarjen: Drejtorit te Policise se Shtetit, Ministrit te Brendshem, Kryeministrit, me te tjere (si psh mentorit IT Beqja, apo sponsorit Doshi), te sekuestroje dhe kqyre provat, pyese deshmitaret, hesht dhe behet serish pale ne skandalin tashme jashte kontrollit “Patronazhisti”.

    Media, ajo serioze jo Bollinisto-Meroiste, duhet te investigoje fort dhe nxjerre fytyren ketyre monstrave.

  3. Me kujtove ca pleq te Kucit ne kohen e komunizmit qe thonin:

    “Ore mire qe do ta pushtojme Ameriken, po kush do e mbaje me buke gjithe ate njerezi!” 😅

    Fodullizmi provincial shqiptar kalon cdo lloj kufiri te imagjinueshem. 😅

  4. O flamur o idiot, per ke amerik e ke ? Per ameriken e biden ?

    Sqenkeni ne terezi ju, rrikeni shume ne facebook

  5. Jorgo,,,,na qenke kuciot zotrote, dhe e gjete ate thenije idiotesh, se ashtu ia kerkonte partia, po ate tjatren qe thonin, dhe nje mushke qe mora ne Kuc, nuk la gorrice pa krojtur bithen,,,,, po ti me ke je, me ate pabuksin, apo sot po kruhesh me rilindjen, sekt, po neser ku do e kruash prapanicen,,,,

    1. Fiksoje kete thenie, (qe sapo e kontemplova), qe ta kesh ne jete:

      Bitha kruhet me shkopin me te forte.

      – Jorgo Palikaris

      😅😅😅

  6. I ashtu quajtur, Jorgo, apoPalla,,,ris, e muarem vesht se fluturoke me hurin ne prapanice qe qenke kaqe aktiv patronazhist i thekur. Bravo pasaredhes i rraces se maskarenjeve, vazhdo, e thur elozhe per maskarenjte rilindas qe po na e mbushin mendjen se kush jane.Jane kodoshet qe fshihen pas demokracise ne ko.ente, por ne gen dihen, litari mbi varr i ishit, sot ini ju zuzaret e propagandes sektiste, tu rrojne banditet, hajdutet, drogmenet, ky eshte pushteti i maskarenjeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *