• |
ide | kryesore

Analiza e DW/ Guterres: Ndarja ndërkombëtare e pushtetit e vjetëruar, duhet të reformohet

Arkiva, Planet
Guterres



Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së angazhohet fort për një reformë të forumeve ndërkombëtare, si p.sh. të Këshillit të Sigurimit. Sipas Antonio Guterres strukturat globale pasqyrojnë botën e së djeshmes.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg është shprehur për një reformë të institucioneve multilaterale. Strukturat globale në fuqi në pjesën më të madhe janë krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, tha Guterres duke iu referuar forumeve të tilla si Këshilli i Sigurimit të OKB-së, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Shumë vende afrikane asokohe sundoheshin prej fuqive koloniale. Që institucionet multilaterale të mbeten universale, ato duhet të reformohen. Gjithnjë e më shumë shtete duan të bashkohen me grupin BRICS. “Ne jemi duke lëvizur drejt një bote multipolare dhe kjo është një gjë pozitive”, tha Guterres pak pasi u deklarua që grupi i vendeve më të rëndësishme në ekspansion BRICS do të pranojë në radhët e veta nga 1 janari 2024 edhe gjashtë vende të tjera anëtare: Arabinë Saudite, Iranin, Emiratet e Bashkuara Arabe, Argjentinën, Egjiptin dhe Etiopinë.

Sipas ministritt ë Jashtëm të Afrikës së Jugut, Naledi Pandor, së fundi më shumë se 40 shtete kanë shprehur interes për antarësimin në BRICS. Kjo aleancë e konsideron veten si një kundërpeshë ndaj kombeve të industrializuara perëndimore dhe ndër të tjera synon që të pakësojë dominancën e dollarit në sistemin global të financave.

António Guterres: Vendeve afrikane u duhet të paguajnë shumë për kreditë

Një rikonceptim i arkitekturës globale të financave aktualisht e vjetëruar dhe jofunksionale është e domosdoshme, tërhoqi vëmendjen Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së. “Kjo kërkon guxim për kompromise, që vendet afrikane mesatarisht paguajnë katër herë më shumë për kreditë se sa SHBA dhe tetë herë më shumë se vendet e pasura europiane”, tha Guterres dhe bëri thirrje për zhvillimin e një mekanizmi efikas për shlyerjen e borxheve.

Guterres kërkoi gjithashtu respektimin pakufizim të Kartës së OKB-së, të të drejtave të njeriut dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Rusia kundër Gjermanisë dhe Japonisë në Këshillin e Sigurimit

Sa i përket Këshillit të Sigurimit të OKB-së shumë shtete prej dekadash kërkojnë një reformim, sepse Këshilli i Sigurimit ende vazhdon të përfaqësojë strukturën e fuqive fituese të vitit 1945.

Gjermania prej vitesh bën pjesë në grupin e ashtuquajtur G4 me Japoninë, Brazilin dhe Indinë, që kërkojnë bashkarisht të drejtën e anëtarësisë së përhershme në këtë forum të OKB-së. Deri tani këto vende qendrojnë me rotacion çdo dy vjet si anëtar të Këshillit të Sigurimit duke mos qenë anëtar të përhershëm me të drejtë vetoje.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov nuk është i bindur për një anëtarësi të përhershme të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit.

Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov është shprehur skeptik lidhur me antarësimin e përhershëm të Gjermanisë dhe të Japonisë në Këshillin e Sigurimit. Të dy këto vende, nuk kanë çfarë të kontribuojnë asgjë të re si anëtar të përhershëm në diskutimet e forumit më të lartë të OKB-së, tha Lavrov në kuadër të samitit të BRICS në Johanesburg.

Rusia bashkë me SHBA, Kinën, Francën dhe Britaninë e Madhe janë pesë vendet me anëtarësi të përhershme në Këshillin e Sigurimit dhe mund të ushtrojnë të drejtën e vetos në këtë forum. Përmes këtij sistemi deri tani janë bllokuar të gjitha reformat e kësaj strukture./DW



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *