• |
ide | kryesore

Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Spanjë

Arkiva, Lajme, Të fundit
Në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Spanjë



Autoritetet spanjolle kanë arrestuar një 33-vjeçar shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim për trafik droge, tentativë rrëmbimi, grabitje dhe plagosje.

Sipas mediave spanjolle, shqiptari ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze dhe gjermane, si dhe rrezikon 15 vite burg. 33-vjeçari u arrestua në zyrën e Imigracionit, pasi kishte shkuar për të rinovuar dokumentacionin.

Sipas fletarrestit ndërkombëtar holandez, në vitin 2018 i arratisuri u kap në qytetin e Amsterdamit me gati tre kilogramë kokainë, një substancë e destinuar për shitje dhe trafikim.

Ai akuzohet gjithashtu se ka tentuar të rrëmbejë një burrë, i cili dyshohet se i ka borxh shumën prej 3500 euro për një transaksion pasurie të paluajtshme. Sipas urdhrit gjerman të ekstradimit, i arrestuari, në qytetin e Frankfurtit, i drejtoi një pistoletë në kokë burrit dhe po e detyronte atë të hipte në një automjet për të kërkuar pagesën e një borxhi si kusht për lirimin e tij.

Për këto fakte të fundit, autoritetet gjermane lëshuan një urdhër arresti evropian për ekstradim (OEDE) për vendndodhjen dhe arrestimin e këtij personi, i cili mund të dënohet me burgim deri në 15 vjet në Gjermani.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *