• |
ide | kryesore

Vdèkja e kamerierit 17-vjeçar në Sarandë, ISHMT: Pajisja nuk ishte ashensor

Lajme, Të fundit



Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut ka reaguar pas verifikimeve në lokalin e natës në Sarandë, ku humbi jetën 17-vjeçari Antonio Delilaj, i cili punonte kamerier në klub. ISHMT thotë se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor.

Si pasojë ISHMT-ja nuk ka kryer inspektime apo kontrolle në këtë subjekti, bazuar në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

“Në lidhje me aksidentin e ndodhur mbrëmjen e djeshme datë 26.08.2023 në subjektin “Orange”, Sarandë, ku një i ri 17-vjeçar humbi jetën, Inspektorati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut pasi ka kryer verifikimet në terren, informon se:

Pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt nuk është ashensor. Si rrjedhojë, ISHMT nuk ka kryer inspektime apo kontrolle pranë këtij subjekti, bazuar kjo në detyrimin e përputhshmërisë së instalimit të vendosur në shërbim nga personi përgjegjës, pasi nuk është brenda kompetencës ligjore të tij.

ISHMT shpreh keqardhje për aksidentin tragjik dhe i shpreh ngushëllime të sinqerta familjes së të riut” njofton ISHMT.



3 Comments

  1. Me nje fjale kove pusi, jeta e nje te riu ne nisje te saj. Bravo faji krejt jetim si gjithandej ne at vend te mallkuar.
    Haram leket te gjithe ata, qe leket i nxjerrin ne kurriz te varfanjakve dhe femijve

  2. Ishmt ja futi kot. Nuk e di nese e bejne per injoranve apo dashakeqesi.. Cdo pajisje ngritese vinc, ashensor dhe te ngjashme jane subjekt i ligjit..

  3. Se kur eshte ne kompetencen tuaj e keni ndritur. Thoni na ka paguar ai palo pronar te bejme nje sy qorr e kos flisni brockulla pale po thoni dhe ngushellime familje. I marrshi ne varr parate ju bashke me ate qe fiton nga gjaku i te tjereve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *