• |
ide | kryesore

Historia/ U rrëmbye në maternitet, gjen nënën biologjike pas 42 vitesh

Arkiva, Lajme, Të fundit
maternitet



Historia që vjen nga Kili ka një fund të lumtur. María Angélica González kishte besuar për 42 vjet se djali i saj vdiq menjëherë pas lindjes. Një infermiere në maternitet i tha se duhej ta vendoste fëmijën në një inkubator pasi ishte i parakohshëm. Menjëherë më pas, i komunikuan vdekjen e tij. Por kjo ishte një gënjeshtër. I rrëmbyer prej nënës së nëna e tij, fëmija u birësua nga prindër që nuk ishin në dijeni të asaj që kishte ndodhur dhe u rrit në Arlington, Virxhinia të SHBA.

Për 40 vjet, djalit i thanë se nuk kishte të afërm në Kili. Më pas, një ditë, ai lexoi në “USA Today” historinë e një burri kalifornian që mësoi se ishte rrëmbyer që fëmijë në Kili. Nga kjo filloi të krijonte dyshime se mund të ishte edhe një histori e tij. Historinë e ka rrëfyer në Facebook vetë protagonisti Jimmy Lippert Thyden, tashmë me profesion avokat penal.

“Për 42 vjet u deklarova i vdekur. 40 vjet më parë u birësova nga familja ime e dashur. Unë u rrita nga John (babai im) dhe Freda Lippert-Thyden (mamaja ime) dhe ata më dhanë çdo mundësi. Unë u rrita me dashuri nga vëllezër e motra. Për 40 vjet kjo ka qenë historia ime… Ajo që nuk e dija ishte se 42 vjet më parë, mamaja ime u mashtrua për ekzistencën time. Viktimë e një gënjeshtre të organizuar mirë në maternitet. Qeveria e Kilit në kohën e Pinochet kishte një të keqe.

Ajo planifikonte të largonte fëmijët jashtë vendit, larg familjeve të tyre dhe i birësonte për para. Prindërit birësues paguan për atë që ata mendonin se ishte një praktikë ligjore. Kur nëna ime e vërtetë kërkoi që trupi im t’i jepte një varrim të duhur, iu përgjigjën se “ishte eliminuar”, – ka treguar ai në rrjetet sociale ku ka publikuar edhe përqafimin me nënën e tij të vërtetë. ©LAPSI.al



1 Comment

  1. Rrembimi i femijeve ne maternitet dhe shitja e tyre ka qene taktike politike e juntave te Amerikes Latine, Kili, Argjentine e gjetke, por te perzgjedhura ishin nena apo familje te listes se zeze se policise si persona kunder regjimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *