• |
ide | kryesore

Identifikohet racisti amerikan që vrau 3 njerëz me ngjyrë në Florida

Arkiva, Lajme, Të fundit
amerikan



Një i ri i bardhë amerikan vrau 3 persona në një sulm me motive racore në Florida. Para aktit ai kishte lënë një testament ku shprehte urrejtjen e tij ndaj zezakëve. 21-vjeçari amerikan Ryan Christopher Palmeter qëlloi 11 plumba në drejtim të një gruaje të ulur në makinën e saj në Jacksonville, përpara se të hynte në një dyqan dhe të qëllonte 2 persona të tjerë. Sherifi T. K. Waters tha se më pas ai e ktheu armën kundër vetes.

Kryebashkiakja Donna Deegan tha se ishte një “krim i mbushur me urrejtje” i nxitur nga racizmi. Në një konferencë shtypi të dielën, Waters konfirmoi se Palmeter nuk kishte histori të mëparshme kriminale dhe se jetonte me prindërit e tij në Clay County. Palmeter ishte autor i disa manifesteve dedikuar prindërve të tij, mediave dhe agjentëve federalë duke detajuar urrejtjen e tij ndaj njerëzve me ngjyrë.

Ryan Christopher Palmeter

“Manifesti është, sinqerisht, ditari i një të çmenduri”, – tha ajo. “Ai e dinte se çfarë po bënte. Ai ishte 100% i kthjellët. Ai e dinte se çfarë po bënte dhe përsëri, është zhgënjyese që dikush do të bënte kaq shumë për të lënduar dikë tjetër”. Waters tha se Palmeter ishte ndaluar për një kohë të shkurtër për 72 orë në 2017.

Sherifi tha se armët e tij ishin blerë legalisht dhe se problemi nuk ishte me disponueshmërinë e armëve, por me vrasësin që ishte “një djalë i keq”. Ai u bëri thirrje njerëzve që të mos “kërkojnë kuptim në një akt të pakuptimtë dhune”. Policia e Jacksonville publikoi video duke treguar momentin kur Palmeter hipi në makinë ku vrau gruan e parë me armën e mbushur. ©LAPSI.al



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *