• |
ide | kryesore

Video/ Vlahovic shpëton Juventus ndaj Bolonjës: hapi i parë fals për Allegrin

-Instant, Sport, Video
Vlahovic



Përfundon 1-1 ndeshja në Allianz mes Juventus e Bologna, për javën e dytë të Serie A. Bardhezinjtë vuajtën shumë në pjesën e parë dhe u ndëshkuan në minutën e 24′ nga Ferguson. Në pjesën e dytë, skuadra e Allegri reagoi e udhëhequr nga Vlahovic. Serbi fillimisht pa t’i anulohet goli i 1-1, nga një pozicion jashtë loje i Rabiot. Më pas, numri 9 shënoi me kokë, 10 minuta nga fundi, falë një asisti nga zëvendësuesi Iling Jr. Allegri shmang humbjen, por ngec në hapin e parë të gabuar të sezonit.

JUVENTUS – BOLOGNA 1-1

Një goditje me kokë e Dusan Vlahovic shpëton kështu Juventus dhe i pengon bardhezinjtë të humbasin në shtëpi kundër Bolonjës. Goli i dytë në dy ndeshje për serbin, e mund të ishin tre (goli kundër kuqebluve u anulua pas një kontrolli në Var). Skuadra e Massimiliano Allegri arrin kështu të barazojë golin fillestar të Ferguson, që i dhuron pikën e parë të kampionatit emilianëve.

Lexo më tej: Olivier Giroud i mbyll derën Brojës te Milan: “Në sulm jemi mirë kështu, por unë nuk jam drejtori sportiv”

Në fillim Juventus ishte pothuaj i njëjtë në formacion, në krahasim me 3-0 e Udines. Megjithatë në pjesën e parë ritmi dhe shanset ishin të ndryshme. Përveç një kthese të bukur nga Vlahovic, një goditje diagonale të devijuar nga Ëeah, skuadra e Thiago Motta kishte shanset më të mira. Nëse Ndoye humbi mundësinë e avantazhit të mundshëm (22′), dy minuta më vonë Ferguson nuk fali dhe Bolonja ngriu 38 mijë të pranishmit e Allianz Stadium. Skocezi, i liruar nga një veprim i shkëlqyer i Zirkzee mes të pasigurtëve Bremer dhe Alex Sandro, mundi qetësisht Perin. Në pjesën e dytë Allegri provoi me Pogba, në debutimin sezonal e Iling Jr. Anglezi krosoi në mënyrë perfekte për golin e barazimit të Vlahovic.

FIORENTINA-LECCE 2-2

Fitorja e Fiorentinës u shua në mënyrën më të bujshme, pasi e kishte mbyllur pjesën e parë me dy gola avantazh. Violat dukeshin se kishin kontrollin total të ndeshjes, pas golave të Nico Gonzalez (3′) dhe Duncan (24′). Në pjesën e dytë, megjithatë, Lecce reagoi dhe gjeti një tjetër rikthim, që vlen 2-2 në Franchi. Golat salentinë mbajnë firmën e Rafia (48′) dhe qendërsulmuesit të ri të verdhekuqve, Krstovic (75′), që shënoi në në debutimin e tij në Serie A.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *