• |
ide | kryesore

Berisha: Deklarata e Ramës për Ukrainën, e pacipë dhe e turpshme

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar kryeministrin Rama si një “të pacipë” pas deklaratës së këtij të fundit në samitin e Bled-it në Slloveni. Rama tha se nëse merret për bazë lufta si kriter për anëtarësimin e shpejtë të Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin.

“Kur Dritani (Abazoviç) po fliste, po e shikoja dhe po thoja me vete “kush” duhet të sulmojë “kë” në këtë panel për të marrë anëtarësimin më shpejt me Ukrainën. Dhe Bullgaria mund të sulmojë fare mirë Maqedoninë e Veriut, Kroacia mund të sulmojë fare mirë Serbinë, Serbia – Kosovën, Bosnja veten, pa asnjë problem. Ne nëse pyesnim grekët që të na bëjnë nderin dhe ata do na sulmojnë neve me shumë kënaqësi. Mali i Zi mund të luajë, të shullëhet në diell kështu që ne mund të jemi të gjithë gati për t’ju bashkuar trenit me Ukrainën” – tha Rama duke bërë që shumë nga krerët e qeverive të rajonit në panel të hapin sytë për atë që po dëgjojnë.

Për Berishën, kjo është një deklaratë e pacipë dhe e turpshme.

“Në pozitën e një hokatari të pacipë dhe të pakripë Edi Rama, për të shprehur pakënaqësinë e tij, për qëndrimin e ftohtë të BE-së ndaj Shqipërisë deklaroi në Slloveni, në Forumin e Bledit se: Nëse merret për bazë lufta për anëtarësimin e Ukrainës në BE, vendet e Ballkanit janë gati të sulmojnë njëri-tjetrin. Kjo është një deklaratë e pacipë, e turpshme.

Ukrainasit kanë firmosur statusin e kandidatit të vendit të tyre në BE me gjakun, heroizmin, sakrificat e luftën dhe rezistencën e jashtëzakonshme, martirizimin e qindra mijëra bijve dhe bijave të tyre, për lirinë dhe sovranitetin e vendit të tyre nga agresori barbar rus, por edhe mbrojtjen i lirisë dhe sovranitetit e mbarë kombeve të lira të Europës.

Kurse Edi Rama ka vendosur në Shqipëri regjimin e narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë, të bazuar në krimin e organizuar, drogën, korrupsionin e qeveritarëve shqiptarë me të cilin ka detyruar shqiptarët të largohen nga Shqipëria më shumë sesa janë larguar ukrainasit nga bombardimet ruse të fshatrave dhe qyteteve të vendi të tyre. Për shqiptaret është turp që përfaqësohen nga Edi Rama!” – shkruan Berisha në rrjetet sociale. ©LAPSI.al



17 Comments

  1. Krye k… I fshatarëve zgjebarak të jugut që s’mendon për popullin por veç për vete dhe hajdutët e tij.

    1. Ai zgjebarak eshte, por mos merremi me krahinat se edhe Berisha & co vjedhje e budallalliqe ka bere plot. Fakti qe po vazhdon te jete ne pushtet do me yene qe malokun nuk e duan

      1. Ha sufllaqe se Milionat e Beketit ,te Rrugëve , Koncesioneve etj etj. Nga ato as kocka s’merr patronazhist,por ja sufllaqe e lef e lef se Ai fshin k…. Me ju

    2. Avash ju te saliut kur mbroni UKARinen e shani kryeflliqesiren e PS.
      Flliqesira andej po e con atdheun drej rruges UKArinase qe mbetet vendi me i korruptuar ne evrope.

  2. Fuck europenis union} — the left
    Fuck rama} — the left
    Fuck soros} — the left

    They are the real left

    Fuck europenis union} — the left
    Fuck rama} — the left
    Fuck soros} — the left

    They are the real left

    Fuck europenis union} — the left
    Fuck rama} — the left
    Fuck soros} — the left

    They are the real left

    Fuck europenis union} — the left
    Fuck rama} — the left
    Fuck soros} — the left

    They are the real left

  3. Ndonje koment pa lidhje ne FB… ndonje proteste te vogel atje… dhe voila’ e kap nje cope kulle.

    Pune komode kjo e sekserave.

  4. As buke nuk ke ngrene sot o salihu i foltores vetem qe te shikosh si e ben rama politiken kudo qe shkon,jo si ty qe nuk te pjerdhshin asnje neper takime e kunton foton e famshme qe qarkulloje samitin e Natos ne bukuresht,mbrapa bamir topit je ne foto o mafiozi i Trustit te geshtenjave

  5. Ky është më keq se Enveri.Ai të paktën kishte ideologjinë e tij dhe kur duhej ishte patriot kurse ky është veçse një antishqiptar.

  6. Rama ne thelb po i paralajmeron Europen se çfare çfare ka bere Ballkani ne te kaluaren e çmund te beje ne te ardhmen. Eshte mire qe gjerat qe jane neper qoshet e Ballkanit te dalin ne drite e Europa te zgjohet. Pa dyshim Rama ka te drejte kur permend Ukrahinen sepse Ukrahina nuk ploteson kushtet qe u jane vene vendeve te Ballkanit por Europa ka detyrimin moral te ndihmoje Ukrahinen ne luften e saj me agresionin Rus. Rama e ka shume te qarte kete pervilegj qe i behet Ukrahines por atij i leverdis tja thote ne sy Europes te vertetat qe ai i mendon.

    1. Rama i ben keto idotlleqe vetem per protagonizem, narcizistet si puna e liderit tuaj global duan te terheqin vemendjen ne cdo moment, edhe me barsaleta bajate te tipit realist komunist.

      Thjeshte forme, zero permbajtje.

      1. Patjeter protagonizem e narcizizrm por ktu ramakurva po lufton per ate te shkret antaresim ne EU se antaresimi i sjell fonde, e zhvesh dhe me shume naj pergjrgjesi sado te vogel qe mund te ndjej kodoshi per kolltukun ku ul bythen. Me nji antaresim ne EU ramazani fiton perfundimisht betejen politike ne vend se do mbetej lideri historik qe futi vendin nevrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *