• |
ide | kryesore

Video/ Salernitana e Udinese mbeten pa fitore: Dia i përgjigjet Samardzic në Arechi

-Instant, Sport, Video
Salernitana



Nuk mbërrin sërish fitorja për Salernitana dhe Udinese, që nuk i bënë keq njëri-tjetrit në ndeshjen në Arechi. Silvestri dhe Ochoa ishin protagonistët e mëdhenj në Salerno, në një ndeshje që përfundoi 1-1 dhe me shumë nervozizëm në finale. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë, me golin e Samardzic (57′) dhe barazimin e Dias (72′). Pika e parë për friulianët ndërsa Salernitana, e freskët nga barazimi me Romën, ngjitet në kuotën dy në renditje.

Sottil nuk mund të luante me Beto, i cili po kalon testet mjekësore me Everton, dhe pagëzon një Udinese të re. Në krah të Thauvin luajti Lucca, i cili debutoi në Serie A. Friulianët patën një fillim më të mirë dhe kishin shansin e parë, me Walace që gaboi para portës. Padyshim më mirë Pirola, që fshiku rrjetën me një silurë nga distanca dhe lëshoi sinjalin e sulmit për Salernitana. E megjithatë, në fund të pjesës së parë bardhezinjtë provuan, por Ochoa bëri shpëtimtarin në goditjen me kokë të Lucca (44′) dhe devijimit të gabuar të Pirola (48′).

Lexo më tej: Video/ Vlahovic shpëton Juventus ndaj Bolonjës: hapi i parë fals për Allegrin

Pas rifillimit, Thauvin mund të zhbllokonte ndeshjen, por gjeti Ochoa të gatshëm. Meksikani nuk mund të bënte asgjë në minutën e 57′ në goditjen fluturimthi të Samardzic. Friulianët shkuan pranë të dytit me Lovric, ndërsa Kastanos u përgjigj për miqtë. Konkluzioni i qipriotit ishte “zgjimi” që priste Salernitana, që në fakt barazoi në minutën e 72′. Candreva shërbeu për Dias, që befasoi portierin në shtyllën e afërt dhe barazoi 1-1.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *