• |
ide | kryesore

ROMELV, gladiatori i Romës: murali i belgut me përkrenare e veshje romake

-Instant, Sport
Gladiatori



Pas José Mourinho me vespa, Roma tani ka një mural të ri. Megjithatë, kësaj radhe nuk është imazhi i Special One, por Romelu Lukaku i pasqyruar si Gladiatori. Belgu do të mbërrijë në Ciampino sot pasdite në orën 17:00, me një fluturim privat nga Londra. Por kjo nuk ka penguar që portreti i Big Rom të shfaqej në Via dei Capocci.

Murali portretizon belgun si “Gladiatori” i famshëm i Romës. Jo një i çfarëdoshëm, por ai Massimo Decimo Meridio i Russell Crowe. Lukaku është dizenjuar me përkrenaren në dorë, sfondin verdhë e kuq dhe buzëqeshjen evidente.

Lexo më tej: Lukaku, në Romë me avion privat të pilotuar nga presidenti Friedkin: shifrat e akordit me Chelsea e belgun

Poshtë, mbishkrimi “ROMELV”, me v në vend të u, në stilin e Romës së lashtë. Murali është një vepër e “Anonimo74”, një artist i rrugës që ka dashur të vlerësojë blerjen e fundit të Friedkin. Lukaku, siç u përmend mbërrin pasdite në Ciampino.Në pilotimin e avionit privat, që do të sjellë beklgun nga Brukseli, do të jetë vetë presidenti verdhekuq Friedkin. Një gjest vlerësues për sulmuesin, që shijen e parë romane do ta marrë nga vetë numri 1 i klubit. Aeroporti, ndërkohë, po studion masa të posaçme sigurie sepse pritet një fluks i madh mbështetësish romanë.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *