• |
ide | kryesore

Lukaku, në Romë me avion privat të pilotuar nga presidenti Friedkin: shifrat e akordit me Chelsea e belgun

-Instant, F1, Sport
Friedkin



Romelu Lukaku është sulmuesi i ri i Romës e verdhekuqtë mezi po presin ta kenë mes tyre. Mourinho nën urdhëra, tifozët në skuadër dhe Friedkin për të përmbushur ambicjet e tij. Të gjithë mezi presin që aventura të nisë, aq sa Lukaku do të mbërrijë në bordin e një avioni privat, të drejuar nga vetë presidenti Dan.

Do të jetë një ulje spektakolare, si ajo e José Mourinho dy vjet më parë. Ai Mou, me të cilin përjetoi një marrëdhënie dashuri-urrejtje në dy përvojat e mëparshme në kohën e Chelsea dhe Manchester United. E pavarësisht kësaj, vlerësimi është maksimal: “Për të do të shkoja kundër një muri me tulla dhe ai e di këtë”. Por edhe si ajo e Paulo Dybala një vit më parë. Ai Dybala që tani është partneri i tij në një sulm që premton gjëra të mëdha. Roma dhe qyteti verdhekuq po përgatiten të mirëpresin Romelu Lukaku, sulmuesin që Special One e ka pritur prej muajsh.

Belgu do të merret në Bruksel, ku ka qendruar ditët e fundit ndërsa negociatat e ngushta midis Friedkin e Tiago Pinto nga njëra anë dhe drejtuesve të Chelsea nga ana tjetër po zhvilloheshin në Londër. Lukaku do të hipë në aeroplanin privat të pilotuar nga vetë presidenti Dan Friedkin i cili do ta çojë në kryeqytet, në aeroportin Ciampino. Mbërritja pritet pas orës 17:00, kur në pritje të tij do të ketë një vërshim tifozësh verdhekuq që tashmë po ëndërrojnë gjëra të mëdha.

Lexo më tej: Mou zbulon prapaskenën ‘Lukaku’; me një detaj: “Do të mbërrijë një sulmues pas Azmoun. Ma tha Pinto”

SHIFRAT E TRATATIVËS

Roma dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje mbi bazën e një huazimi njëvjeçar deri më 30 qershor 2024 për 5.8 milionë euro. Lukaku ka ulur pagën e tij dhe tani do të përfitojë 7.5 milionë neto nga Roma (në Premier League ishte 12 në vit). Verdhekuqtë do të mund të përfitojnë nga lehtësimi i taksave që është e natyrshme në Dekretin e rritjes. Nga ana e saj, Chelsea nuk do të kontribuojë në pagë, por do t’i paguajë sulmuesit pagat e korrikut dhe gushtit. Blues kanë rënë dakord gjithashtu me belgun Lukaku për përfshirjen e një klauzole lirimi – që mungonte në kontratën e mëparshme – prej 37 milionë paund (43 milionë euro). Kjo do t’i lejojë klubit anglez të mos pësojë humbje kapitale në rast shitjeje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *