• |
ide | kryesore

Sterilizimi, Berisha: Rama i dërgoi mesazh të prerë gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri Sali Berisha, gjatë një dalje për mediat u ndal sërish te koncesioni i sterilizimit. Berisha tha sot se kryeministri Edi Rama i dërgoi mesazh dje gjykatës që të mos ia prekin pronën e tij dhe se faktoi dje se sterilizimi është biznesi i tij.

“Nga autobusi i BE-së, apo aeroplani rus, Edi Rama faktoi në mënyrë përfundimtare se ai dhe Beqaj i tij, janë pronarët realë të vjedhjes së dytë të shekullit, apo inceneratori i shëndetësisë, kurse Rrapaj është pronar në letër apo Zoto-Mërtiri i aferës.

Edi Rama, pas amnistimit të Beqës nga SPAK i partisë, rendi dje të mbrojë me inskenime, dëshmitarë të rremë dhe statistika false, sterilizimin që u ka kushtuar shqiptarëve gjer sot 79 milionë euro, duke e bërë këtë proces 4 herë më të kushtueshëm se në Gjermani.

Edi Rama doli dje duke faktuar se sterilizimi është biznesi i tij dhe Beqës, pasi mbrojti aferën korruptive, për shkak të kostos të së cilës, u privoi 1 mijë shqiptarëve kurimin çdo muaj.

Edi Rama ndërmori dje publikisht një akt flagrant të hapur presioni ndaj gjykatës, e cila me shumë të drejtë, pasi ka njohur dosjen, ka kërkuar anulimin e kontratës si akt fund e krye korruptiv, si vepër e mirëfilltë penale.

Edi Rama dje, me sulmin ndaj gjykatës, kishte si mesazh të prerë: mjerë ai që guxon të prekë pronën time, për të cilën ai vetë është i aftë të bëjë çdo gjë ta amnistojë, siç amnistoi ortakun e tij, Ilir Beqaj.

Edi Rama dëshmoi se në mbrojtje të biznesit, nuk njeh ligje dhe Kushtetutë dhe as institucione, siç është KLSH që e ka denoncuar kontratën si korruptive.

Edi Rama dje hoqi çdo maskë dhe mbrojti kontratën që në themelin e saj bazohet te konflikti i interesit dhe vjedhja e 79 milionë eurove,” tha Berisha.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *