• |
ide | kryesore

U kap me køkainë, arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Lajme, Të fundit



Një 37-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ka thyer masën e sigurisë  “arrest në shtëpi”, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve. Shtetasi me iniciale M.G. është ndaluar nga policia në rrugën “Foto Xhavella” dhe gjatë kontrollit fizik  i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “Recidivisti”. Theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe u kap në flagrancë me një sasi kokaine, vihet në pranga 37-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Gjatë kontrollit në banesën e 37-vjeçarit, u gjet 1 armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak. Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike kokainë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Recidivisti”.

Si rezultat, u arrestua shtetasi M. G., 37 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepra penale në fushën e narkotikëve.

Shtetasi M. G. është ndaluar nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Foto Xhavella”, dhe gjatë kontrollit fizik, i është gjetur një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit kokainë. Pas verifikimeve ka rezultuar se 37-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Podhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, u gjet një armë zjarri pistoletë me krehër me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me lëndën narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *