• |
ide | kryesore

Dy herë e largoi nga ekipi, habit Lukaku: “Që kur isha 11 vjeç ëndërroja të stërvitesha nga Mou”

-Instant, Sport, Video
Lukaku



Romelu Lukaku është zyrtarisht lojtari i ri i Romës. Belgu, kontrata e të cilit ishte depozituar tashmë të mërkurën, u njoftua nga klubi në kanalet zyrtare. E pikërisht aty, Lukaku foli edhe fjalët e tij të para si verdhekuq: “Pritja që ky klub dhe këta tifozë më rezervuan më kanë emocionuar. E kjo sjellje përfaqëson një tjetër stimul për të dhënë gjithçka për ekipin tim të ri – tha ai -. Kam thithur atmosferën e Stadiumit Olimpico si kundërshtar, ndjeva ngrohtësinë e tifozëve të Romës dhe sot është mirë të di që jam pjesë e tyre”.

“Kam pasur mundësinë të takohem me pronarët ditët e fundit dhe jam goditur nga ambicia e tyre – vazhdoi Big Rom -. Tani duhet të punojmë, të jemi të përulur dhe të rritemi ndeshje pas ndeshje. Nga ana ime, mezi pres të vihem në dispozicion të shokëve të mi të skuadrës, brenda dhe jashtë fushës”.

Lexo më tej: Video/ Lukaku pritet si Mbret, 5000 tifozë të Romës në festë: ai me Friedkin fluturimi më i ndjekur në botë

Në video-intervistën e parë të publikuar në faqen zyrtare të Romës, Big Rom foli edhe për ditët para ardhjes së tij: “Kur ishim pak më afër marrëveshjes mes dy klubeve, shumë njerëz filluan të më thonë se në Romë njerëzit më prisnin. Unë isha i përqendruar që të vija këtu në formë. Pastaj doja shumë ta përjetoja atë moment dhe kur mbërrita, ishte shumë bukur të shihja tifozët kështu. Mezi pres të luaj për këtë ekip”.

TELEFONATAT ME FRIEDKIN VENDIMTARE

“Mjaftoi vetëm një telefonatë – tregoi Lukaku -. Pronarët më telefonuan disa ditë para marrëveshjes. Biseduam për 30 minuta për ambiciet që ata kanë për këtë klub dhe për tifozët. Nga atje gjithçka rrodhi shpejt. Ne folëm për atë që ata presin nga unë dhe nga ekipi. Dëgjova, pastaj filluan gjërat serioze. Unë kam besim te ekipi, jemi ne ata që duhet të punojmë së bashku për të bërë mirë. Duhet të jemi të përulur, të mbajmë kokën ulur, të pedalojmë, të përmirësohemi çdo ditë për të arritur rezultate të mira. Kjo është mënyra ime për t’i parë gjërat, shpresoj ta ndihmoj ekipin të arrijë maksimumin”.

PËRSËRI MOURINHO

Te verdhekuqtë ai do të gjejë edhe José Mourinho: “Unë kam dashur të punoj me të që kur isha 11 vjeç. Tani mund të them se do ta bëj për herë të tretë (pas Chelsea në verën e 2013 dhe Manchester United në 2017 /18 sezon, red.) Ai më njeh mirë, ai e njeh mirë familjen time, ai e di se çfarë njeriu jam dhe unë e njoh atë. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mira, kemi një ekip të mirë. Duhet të punojmë dhe të shikojmë nga ndeshja në ndeshje”. Një konstatim interesant, duke qenë se në të dy rastet Mou e largoi nga skuadra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *