• |
ide | kryesore

Video/ Lukaku pritet si Mbret, 5000 tifozë të Romës në festë: ai me Friedkin fluturimi më i ndjekur në botë

-Instant, Sport, Video
lukaku



Një turmë entuziaste ka mirëpritur dhuratën më të fundit nga Friedkin për romanistët. Kështu nisi aventura e Romelu Lukaku në kryeqytetin e Italisë, në atë që – me shumë gjasa – do të mbetet në histori si “Dita e Lukakut”. Pavarësisht nga një klimë jo tamam verore, që në orën 14:00 tifozët e parë filluan të grumbullonin aeroportin Ciampino në pritje të uljes. Big Rom dhe delegacioni verdhekuq ka zbarkuar në aeroport me Dan Friedkin, që shfaqi edhe njëherë aftësitë si pilot.

Avioni i Grupit Friedkin u ul në orën 17.40, i mirëpritur nga zhurma e turmës (rreth 5000 të pranishëm). Pak minuta më pas Romelu u shfaq nga dera e pasme, duke çuar në furi tifozët. Sulmuesi u shoqërua menjëherë nga njerëzit e sigurisë verdhekuq përpara mbështetësve të tij të rinj. Belgu bëri një përshëndetje të shkurtër përpara se të hipte në makinën e vënë në dispozicion nga klubi. Nuk munguan duartrokitjet dhe koret për Dan Friedkin, i thirrur me klasikun “Një president, ka vetëm një president”. Momente lavdie edhe për drejtorin Pinto. Kur u largua nga aeroporti, makina e portugezit u brohorit nga dhjetëra delirantë që thërrisnin “Daje Tiago!”. Mënyra më e mirë për të festuar goditjen e fundit të shënuar.

Lexo më tej: Lukaku, raporti kontrovers me Mourinho e mundësia e huazimit: Big Rom tani do vetëm Romën

FLUTURIMI MË I NDJEKUR NË BOTË

Në faqen e internetit Flightradar24, fluturimi i Freidkin me Lukaku ishte më i ndjekuri në botë. Madje ishin më shumë se 47 mijë persona që ndoqën në kohë reale itinerarin e avionit, nga Belgjika në aeroportin roman, ku u ul rreth orës 17.40. Një rekord i padiskutueshëm duke qenë se pas tij ishte një fluturim BuzzAir nga Krakova, gjithashtu i drejtuar për në Ciampino, me 2300 ndjekës. I treti edhe një Mançester-Romë që kishte ndaluar nën 1600. Me pak fjalë, të gjithë u fiksuan në ekran për të brohoritur si gol sapo piloti, vetë Friedkin, uli avionin e tij në asfaltin e Ciampinos. Një ulje rekord botëror.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *