• |
ide | kryesore

Lukaku, raporti kontrovers me Mourinho e mundësia e huazimit: Big Rom tani do vetëm Romën

-Instant, Sport
Big Rom



Kur jemi gati të hyjmë në javën e fundit të merkatos, është gjithmonë e ardhmja e Romelu Lukaku ajo që mbetet e paqartë. Belgu është një problem për Chelsea, që në orët e fundit është bindur të jetë i hapur edhe për një huazim të ish-sulmuesit të Inter. Një huazim që duhet të jetë shumë i shtrenjtë dhe të përfshijë një detyrim blerje. Një zhvillim i rëndësishëm që gëzon Juventus, Roma, si dhe disa klube saudite, prej muajsh në pritje. Megjithatë, bardhezinjtë duhet së pari të shesin Vlahovic. Kjo është pengesa e madhe për bardhezinjtë, që në këtë prizëm kanë dalë në plan të dytë. Edhe në zgjedhjen e Lukaku, që duket se është mërzitur. Mjaft më me Juventus, tani Big Rom dëshiron të shkojë në kryeqytet.

NDRYSHIMI I STRATEGJISË SË CHELSEA

Chelsean është i bindur për të hequr qafe Big Rom, pothuajse me çdo kusht. Sulmuesi nuk mund të riintegrohet në grup dhe siç e pranoi vetë Pochettino, “asgjë nuk ka ndryshuar që nga ardhja e tij”. Me pak fjalë, ai është ende në merkato dhe londinezët, pasi kanë konstatuar vullnetin e sulmuesit, refuzues ndaj projektet e klubeve saudite, janë hapur ndaj formulave të ndryshme. Idea është të sistemohet Lukaku larg Stamford Bridge me cdo kusht, siç konfirmon The Athletic. Huazimi i rëndë me detyrim blerje është një formulë kaq e lakmuar nga Juventus dhe Roma, gati për ta rikthyer në Serie A.

EFEKTI MOURINHO

Me Juventus në veçanti, një shkëmbim i mundshëm me Vlahovic është diskutuar prej disa kohësh, por nuk është bërë kurrë. Bardhezinjtë, për t’u rikthyer në sulm, duhet të shesin domosdoshmërisht ish-lojtarin e Fiorentinës. E kështu kandidatura e Romës ngrihet fuqishëm, e shtyrë nga vetë futbollisti. Telegraph sqaron se Lukaku, i lodhur nga pritja e Zonjës së Vjetër, i ka komunikuar Chelsea se dëshiron t’i bashkohej Mourinho në kryeqytet. Me të ai ka patur dashuri e urrejtje si kur portugezi drejtonte Blues, ashtu edhe te Manchester United.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *